‘Bizneset e vogla dhe të mesme s’do paguajnë taksa...’/ Meta: Në 14 maj ndryshimi do bëhet fakt i kryer

‘Bizneset e vogla dhe të mesme s’do paguajnë taksa...’/ Meta: Në 14 maj ndryshimi do bëhet fakt i kryer

16:14, 20/03/2023

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se bizneset e vogla dhe të mesme nuk duhet të paguajnë taksa për shërbime që nuk i marrin.

Në postimin e tij në Facebook, Meta shtoi se në 14 maj ndryshimi do të bëhet fakt i kryer dhe sipas tij, bashkë me gratë e vajzat punëtore e sipërmarrëse, opozita do të fitojë.

Reagimi i Metës:

Bizneset e vogla dhe të mesme nuk duhet dhe nuk do të paguajnë taksa për shërbime që nuk i marrin. Ky ishte mesazhi kryesor që na erdhi nga takimet me gra e vajza sipërmarrëse, që kanë bizneset e tyre në Njësinë nr. 9 në Tiranë.

Bashkë me gratë e vajzat punëtore e sipërmarrëse, ne do të fitojmë. Në 14 Maj, Ndryshimi do të bëhet fakt i kryer!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco