Elbasan/ Boçi: Ftoj çdo të ri apo të re të Elbasanit që të mos t’i dorëzohet pesimizmit dhe dëshpërimit

Elbasan/ Boçi: Ftoj çdo të ri apo të re të Elbasanit që të mos t’i dorëzohet pesimizmit dhe dëshpërimit

16:35, 19/03/2023

Kandidati i Partisë Demokratike në bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit.

Ai është shprehur se është i gatshëm të mirëpres çdo të re apo të ri që dëshiron të flasë me zë të lartë apo ballë për ballë mbi shqetësimet, kërkesat, nevojat e veta, që synon të shpalosë vizionin e vet për qytetin e së ardhmes dhe të ndajë me ne atë që e konsideron të rëndësishme.

Postimi i Boçit:

Unë jam i gatshëm të mirëpres çdo të re apo të ri që dëshiron të flasë me zë të lartë apo ballë për ballë mbi shqetësimet, kërkesat, nevojat e veta, që synon të shpalosë vizionin e vet për qytetin e së ardhmes dhe të ndajë me ne atë që e konsideron të rëndësishme.

Unë ftoj çdo të ri apo të re të Elbasanit që të mos t’i dorëzohet pesimizmit dhe dëshpërimit. I ftoj ata që të afrohen me të rinjtë e angazhuar në fushatën tonë dhe të vlerësojnë gjërat që i bashkojnë në vizionin e përbashkët për një qytet që të lejon të rritesh, të ngresh familje dhe të hedhësh rrënjë.

Ju falenderoj që jeni pjesë e fitores sonë në Elbasan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco