‘Aktivisti’ asgjëson Ramaformën në Drejtësi!

‘Aktivisti’ asgjëson Ramaformën në Drejtësi!

12:24, 08/02/2023

Nga Petrit Vasili/

Lista e "Aktivisti"-it bën zero reformën në drejtësi, që kishte si kushtin numër një paanësinë dhe pavarsinë e plotë nga politika.

Por dhjetra Prokurorë dhe Gjyqtarë pjesë e listës së "Aktivisti"-it janë dëshmi asgjësuese e kapjes së reformës në drejtësi nga Rama dhe rilindja.

Te trashë dhe vulgarë në çdo veprim të tyre sot Rama dhe rilindasit, që çirren duke bërë be për kokën e reformës në drejtësi janë sot lakuriq përpara gjithë shqiptarëve duke provuar me fakte kapjen totale të drejtësisë.

Reforma në drejtësi e ka kthyer drejtësinë në një bisht të rilindjes dhe në një legjitimuese të pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe të çdo veprimtarie mafioze të qeverisë.

Sot të gjithë e kuptojnë më së miri përse SPAK nuk fillon hetimet për Ramën dhe rolin e tij mafioz në aferën Mc Gonigal.

Sot të gjithë kuptojnë përse nuk ndërpriten pagesat për inceneratorët dhe vaxhdojnë të vidhen miliona euro me groposjen e mbeturinave.

Sot të gjithë kuptojnë përse drejtësia nuk heton aferën miliarda euro të Portit të Durrësit.

Sot të gjithë e kuptojnë përse nuk thirret përpara drejtësisë Rama dhe Veliaj si përgjegjëgjes për aferën qindra milionshe të inceneratorëve.

Sot të gjithë e kuptojnë përse nuk hetohet për vjedhjen miliardere me energjinë elektrike.

Sot të gjithë e kuptojnë përse nuk hetohet për aferën e nxjerrjes nga qeveria të miliona të dhënave personale që ju dhanë patronazhistëve.

Sot të gjithë e kuptojnë përse nuk hetohet badërdia me fondet e rindërtimit, që u përdoren dhe përdoren edhe sot për të blerë vota.

Qindra milionë euro të taksapaguesve europianë dhe amerikanë, që paguan për reformën në drejtësi kanë shkuar krejtësisht dëm.

Drejtësia, gjoja e "re", është shumë larg edhe drejtësisë, që lamë pas, se për ndonjë hap përpara as që bëhet fjalë fare.

Sot shqiptarët kanë drejtësinë me të keqe që kanë pasur ndonjë herë.

Rama dhe rilindja prodhon vetëm kapje dhe mafiozitet politik e korruptiv të drejtësisë.

Ndaj në 11 shkurt qytetarët do të protestojnë për rivendosjen e drejtësisë së barabartë për çdo qytetar dhe për dënimin e mafiozëve në pushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco