Aksidenti në Tiranë: Shoferi u fut me të kuqe, viktima ishte te vijat e bardha

Aksidenti në Tiranë: Shoferi u fut me të kuqe, viktima ishte te vijat e bardha

10:32, 08/02/2023

Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi pasditen e djeshme në bulevardin Zhan D’Ark të Tiranës.

23-vjeçari Marjol Aliko, teksa drejtonte makinën e tij, ka përplasur një grua, e cila fillimisht u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë në spital.

Viktima ende nuk është identifikuar, por raportohet të jetë rreth 55 vjeç.

Bëhet me dije se viktima ka qenë duke kaluar në vijat e bardha ndërsa autori i ngjarjes, Marjol Aliko është futur me semafor të kuq dhe ka përplasur viktimën.

Pas përplasjes, autori i ngjarjes është larguar nga vendi ngjarjes.

Vetëm pak orë pas ngjarjes policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco