VIDEO-SYRI TV/ Gurriero tregon për miqësinë Rama-McGonigal: Darkonin në restorante të shtrenjta

16:52, 06/02/2023

Ish-e dashura e Charles McGonigal ka treguar për miqësinë që ish zyrtari i lartë i FBI-së kishte me kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë, Allison Guerriero bën me dije se Rama dhe McGonigal komunikonin në një aplikacion të pagjurmueshëm, si dhe thekson se për udhëtimet në Shqipëri dhe Kosovë McGonigal nuk I kishte treguar FBI-së.

Nga SYRI TV

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, ka treguar lidhjet e ish zyrtarit të lartë të FBI me kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë në Euronews Albania, Allison Guerriero bën me dije se McGonigal dhe Rama ishin miq dhe komunikonin në një një aplikacion të pagjurmueshëm që quhet ‘Viasat’.

‘Charlie më thoshte që ishte mik me Kryeministrin Rama dhe mu duk e pazakontë që një agjentë i këtij niveli të lartë të FBI të ketë një miqësi të tillë.

Ata shpesh flisnin në telefon me Viasat dhe më tregonte foto që kishin qenë bashkë. Më dukej një miqësi e pazakontë. Kur Rama ishte në New York, Charlie më tha që ata kishin ngrënë darkë bashkë në një restorant të shtrenjtë dhe për mua kjo ishe një gjë që një agjent i FBI nuk duhet ta bënte’, është shprehur ish-e dashura e shefit të kundërzbulimit të FBI-së.

Guerriero thekson se për udhëtimet në Shqipëri dhe Kosovë McGonigal nuk I kishte treguar FBI-së.

‘Nuk e di cilat ishin marrëveshjet, nuk e mbaj mend çfarë kishte në atë email sepse kam qenë e dehur kur e kam dërguar. Më kujtohet që e kam dërguar atë email dhe dija që ai do të shkonte në Shqipëri dhe Kosovë pa i treguar FBI-së dhe kjo është e gjitha që unë di. Nuk di më tepër detaje në lidhje me këtë’, ka thënë Allison Guerriero.

Përsa i takon Agron Nezës, ish e dashura e ish zyrtarit të lartë të FBI deklaro se nuk e ka takuar asnjëherë, ndërsa McGonigal e ka përmendur si një mik dhe ka udhëtuar bashkë me të në Shqipëri, Kosovë dhe Vjenë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco