Asnjë shqiptar i lënduar prej tërmetit tragjik në Turqi, reagon ministria e Jashtme e Shqipërisë

Asnjë shqiptar i lënduar prej tërmetit tragjik në Turqi, reagon ministria e Jashtme e Shqipërisë

09:52, 06/02/2023

Ministria e Jashtme me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Turqi në një njoftim të bërë në orët e para të mëngjesit kanë deklaruar se nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën si pasojë e tërmetit tragjik në Turqi dhe Siri.

Së fundmi ka reaguar edhe ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme Olta Xhaçka e cila shkruan se Shqipëria është gati të ndihmojë me sa mundet Turqinë në këtë moment të vështirë.

“Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi #Turqinë  [🇹🇷]  & #Sirinë  [🇸🇾]  sot duke shkaktuar qindra viktima. Në këtë orë të vështirë, ne jemi gati të ndihmojmë #Turqinë në çdo mënyrë që mundemi”, shkruan ministrja Xhaçka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco