VIDEO/ Berisha: Edi Rama duhet të ketë fatin e mikut të tij McGonigal!

VIDEO/ Berisha: Edi Rama duhet të ketë fatin e mikut të tij McGonigal!

21:23, 05/02/2023

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook një mesazh VIDEO ku ka komentuar skandalin e madh Rama – McGonigal. Ai shprehet ne mesazhin e tij se “me EdGonigalin do bëjmë gjithçka që t'i rezervojmë fatin e Charles McGonigal”.

Ndërkohë që ai premton se “protestat do të vazhdojnë gjer në fitoren e kauzës sonë”.

Mesazhi i plotë:

Me EdGonigalin do bëjmë gjithçka që t'i rezervojmë fatin e Charles McGonigal.

EdGonigali dëshmoi se në fakultetet e tij mendore të errëta primitive, ndan të njëjtën mendësi për kundërshtarin politik që ndante Spiro Koleka, që ndante Enver Hoxha që ndante i ati i tij xhelat.

Ju garantoj dhe ju betohem se kurrë nuk do shmangem dhe se protestat do të vazhdojnë gjer ne fitoren e kauzës sonë.

Në qoftë se ne ndërgjegjësohemi se Edi Rama ka marrë peng të ardhmen e këtij vendi. Ne nuk mund të pranojmë kurrë një fakt të tillë dhe duhet të bëjmë gjithçka për përmbysjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco