VIDEO - Furnizoheshin në Holandë e Shqipëri, shkatërrohet grupi i drogës në Rumani, në pranga dy shqiptarë

VIDEO - Furnizoheshin në Holandë e Shqipëri, shkatërrohet grupi i drogës në Rumani, në pranga dy shqiptarë

19:34, 05/02/2023

Goditet grupi kriminal në Rumani. Mediat e huaja shkruajnë se pas një operacioni të zhvilluar nga autoritetet në Rumani është zbuluar se si banda kriminale e përbërë nga shqiptarë dhe Rumunë kryente transportimin e drogës, më të cilën furnizohej kryesisht në Holandë dhe Shqipëri.

Dyshohet se iniciatori apo kreu i grupit të jetë një shqiptar. Nëpërmjet kësaj bande sigurohej droga me rrezikshmëri të lartë, ndërsa transportet i kryenin me motorë dhe makina, por që rezultonin t’i kishin të regjistruara në emër të të afërmve të tyre. 

Fillimisht makinat i çmontonin në një servish makinash për të vendosur edhe lëndën narkotike. Sasia e fshehur varionte nga 10 deri në 12 kg.

Pamjet video

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco