Bylykbashi dhe Këlliçi takim me diasporën në SHBA: 14 maji betejë për Shqipërinë kundër një modeli që e ka çuar në zgrip të humnerës…

Bylykbashi dhe Këlliçi takim me diasporën në SHBA: 14 maji betejë për Shqipërinë kundër një modeli që e ka çuar në zgrip të humnerës…

18:12, 05/02/2023

PD nis organizimin e saj në SHBA dhe tur dëgjese me diasporën. Deputetet e PD, Oerd Bylykbashi dhe Belind Kelliçi, takim me diasporën shqiptare në Neë Jersey.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha se kam nder e privilegj që te jem këtu pas një seri takimesh mjaft frytdhënëse në SHBA.

Shqipëria është në një pikë kritike e gjithmonë e më shumë po përkeqësohet situata.

Edi Rama po bën çmos që të pengojë PD që të hyjë në zgjedhje.

Ai po kërkon që të zhbëjë opozitën.

Skandali që ka plasur me McGoniagl është  vetëm prova e jashtëzakonshme e kësaj përpjekje të Edi Ramës.

Nuk mund të ndodhte një grabitje e tillë që i është bërë Portit të Durrësit dhe për t’ju dhënë privatit. Vetëm Edi Rama e bënte këtë.

Ai pengon opozitën në parlament, pengon hetimin për skandalet që bën. Ai mundohet të krijojë idenë se PD është e ndarë. Absolutisht nuk është e vërtetë.

Protestat e opozitës treguan qartë se njerzit duan gjëra të vërteta.

Dhe askush nuk do ti shpëtoje ndëshkimit me vota nga shqiptarët. Një gjë që dua ta bëj të qartë është se PD ka një vendim gjykate që njeh kuvendin e 11 dhjetorit dhe statutin që u miratua aty.

11 shkurti ka për të qenë mesazh shumë i fortë pë ata që tentojnë të mbajnë peng flamurin, logon e Partisë Demokratike.

Ne do të bëjmë të pamundurën për votën e diasporës.

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi tha gjatë takimit se ne si force politike do bëjmë të pamundurën që të vendosim votën e diasporës.

Unë jam i gatshëm që të mbaj shënim çdo shqetësim që ju keni për Tiranën dhe familjet tuaja dhe për ti bërë pjesë të programit tim për të çliruar Tiranën nga një model i rrezikshëm.

Unë jam shumë koshient për betejën ku kam hyrë. Është një garë shumë e vështirë se kemi përballe një të korruptuar dhe që kontrollon mediet.

Ne do ta çlirojmë edhe administratën me 14 maj.

Veliaj ka betonizuar Tiranën. Unë jam i bindur që rezultati do të jetë surprizues dhe spektakolar.

Te gjithë kongresmenët që takuam ishin në dijeni të skandalit McGonigal dhe se nga mediet nuk është çudi që në të ardhmen do të dalë emri i Erion Veliajt.

Raportet ndërkombëtare e konsiderojnë Tiranën si një lavatriçe të pastrimt të parave.

14 maji është një betejë për Shqipërinë dhe për të çrrënjosur një model që e ka çuar Shqipërinë në zgrip të humnerës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco