Emri/ Akuzohet se vodhi banesën ku punonte, ja kush është pastruesja që ra në pranga

Emri/ Akuzohet se vodhi banesën ku punonte, ja kush është pastruesja që ra në pranga

14:19, 04/02/2023

Një tjetër pastruese ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi vodhi banesën ku punonte.

Dhe bëhet fjalë për shtetasen Elida Kodra.

Policia ka bërë me dije se gjatë fundjavës, Kodra ka vjedhur banesën e ndodhur në rrugën “Vaso Pasho’’ 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

Gjatë kontrollit të çantës së shtetases në fjalë, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

NJOFTIMI I POLICISE

Vodhi shuma parash në një banesë, vihet në pranga ish-punonjësja e mirëmbajtjes së kësaj banese.

Sekuestrohen 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në provat e siguruara gjatë një pune të mirëfilltë hetimore për vjedhjen e disa shumave parash, në një banesë në rrugën “Vaso Pasha”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gracka”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetases E. K., banuese në Tiranë. Nga provat e siguruara gjatë hetimit ka rezultuar se shtetasja E. K., e cila ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së shtetasit Z. E., në rrugën “Vaso Pasha”, gjatë javës së fundit ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

Gjatë kontrollit të çantës së shtetases E. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco