Lajthit Rama, flet për puthje e kapsllëk, asnjë fjalë për 'bombat' e Kongresit Amerikan dhe 'New York Times'

Lajthit Rama, flet për puthje e kapsllëk, asnjë fjalë për 'bombat' e Kongresit Amerikan dhe 'New York Times'

19:09, 03/02/2023

Edi Rama, është në gjendje të rëndë, mendore e psikologjike. E këtë e tregojnë edhe postimet e tij në rrjetet sociale.

Duke mos ditur se çfarë të thotë për ‘bombat’ e Kongresit Amerikan dhe të New York Times, për korruptimin e shefit të kundërzbulimit të FBI-së, kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka reaguar me një gjuhë të degjeneruar.

‘Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!

Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme!

Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur’, shkruan Edi Rama në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco