Covid-19/ MSH: Asnjë humbje jete dhe 16 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Covid-19/ MSH: Asnjë humbje jete dhe 16 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

18:28, 03/02/2023

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend.

MSH bën me dije se nga 411 testime të kryera në 24 orët e fundit rezultuan pozitivë 16 qytetarë.

Ndërkohë nuk raportohet se asnjë qytetar nuk ka humbur jetë si pasojë e virusit.

Njoftimi:

3 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 411 testime, nga të cilët 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashki:

9 në Tiranë, 2 në Lushnje, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Fier, Dimal, Kuçovë.

Janë 130 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,543 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 16

Të shëruar në 24 orë 2

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 411

Testime totale 2,032,010

Raste pozitive 333,269

Raste të shëruara 329,543

Raste Aktive 130

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 105

Fier 12

Vlorë 4

Durrës. 3

Berat. 3

Elbasan. 2

Lezhë. 1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco