Ambasada e dinte? Thellohet skandali, ‘New York Times’: McGonigal përdorte email dhe telefon zyrtar për aferën shqiptare

Ambasada e dinte? Thellohet skandali, ‘New York Times’: McGonigal përdorte email dhe telefon zyrtar për aferën shqiptare

13:12, 03/02/2023

Gazeta e njohur amerikane, ‘New York Times’ sjell disa të dhëna bombastike në lidhje me dosjen shqiptare të ish-agjentit të lartë të FBI, Charles McGonigal.

Në shkrimin e gazetës thuhet se Rama ka përfituar nga McGonigal, ndërsa Agron Neza është furnizuar direkt me informacione nga zyra e tij për të punuar kundër opozitës.

hkrimi vjen disa orë pasi Kongresi i SHBA nisi një hetim për këtë skandal ku është i përfshirë kryeministri shqiptar.

Kongresi ka kërkuar çdo dokument, çdo informacion dhe çdo komunikim apo hetim që ka kryer McGonigal.

Por ‘New York Times’ ndalet edhe te një çështje tjetër, e cila ka ngritur shumë pikëpyetje në Shqipëri: çfarë dinte ambasada shqiptare për rolin e McGonigal.

Sipas gazetës, McGonigal duket se nuk e ka mbajtur sekret përfshirjen e tij në aferën shqiptare.

“Gatishmëria e zotit McGonigal për t’u takuar me kreun e shtetit në Shqipëri, një vend që ka një prani diplomatike amerikane, sugjeron se ai nuk po e mbante të fshehtë përfshirjen e tij nga kolegët, thanë ish-zyrtarët.

Ai gjithashtu përdoret adresën e emailit të FBI dhe telefonin zyrtar për çështjet që lidhen me Shqipërinë, tha një person me njohuri për hetimin,” shkruan gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco