VIDEO-SYRI TV/ Berisha: ‘11 shkurti’ nuk do të jetë protesta e vetme

09:15, 03/02/2023

Kreu i PD, Sali Berisha mblodhi në seli krerët e degëve, të  cilët i porositi të mobilizojnë popullin opozitar në betejën kundër regjimit. Berisha deklaroi se protesta e 11 shkurtit nuk do të jetë e vetmja, duke paralajmëruar protestë dhe revoltë para parlamentit në çdo kohë.  Ai foli edhe përpjekjet e Ramës për ta ndaluar PD që të hyjë në zgjedhje, duke theksuar se  në 14 maj demokratët do të garojnë me vulën, logon dhe flamurin e tyre.

Afera me McGonigal dhe protesta e 11 shkurtit, ishin në fokus të takimit që kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi me kryetarët e degëve, të cilët i porositi të mobilizojnë popullin opozitar në betejën kundër regjimit.

Berisha paralajmëroi protesta dhe revoltë para parlamentit, i cili sipas tij, është sot më i cunguar se kurrë.

Protestë të fuqishme dhe vendimtare e cilëson Berisha 11 shkurtin, ndërsa thekson se për të larguar Edi Ramën, demokratët do të përdorin të gjitha format e mosbindjes civile.

Berisha denoncoi edhe përpjekjet sipas tij primitive të Edi Ramës për të ndaluar PD që të hyjë në zgjedhje, ndërsa paralajmëroi se PD do të garojë në 14 maj, me vulën dhe logon e saj

Kryedemokrati u shpreh i bindur për suksesin e PD në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa theksoi se në këtë mision do të fitojë opozita.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco