VIDEO/ Shkullaku: Dorian Duçka ndërmjetës i Edi Ramës

21:25, 02/02/2023

Për gazetarin dhe analistin Armand Shkullakun, Dorian Duçka është ndërmjetës i Edi Ramës në biznese të ndryshme.

Duke debatuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Shkullaku është shprehur se, kjo shpjegon edhe faktin se si Dorian Duçka ka edhe pasaportë diplomatike dhe përdor edhe emailin shtetëror.

‘Unë të kam thënë se fuqia e tij nuk është fuqi personale.

Sepse sado i fuqishëm të jesh individualisht, nëse e merr kryeministrin e Shqipërisë si pako postare, ta çosh në dreka e darka me McGonigal, të kërkosh licenca për kompani nafte, të bësh biznes për kompani kineze, ruse, dhe vetë në Shqipëri, këto nuk i bën dot nëse nuk ke mbështetje të fuqishme.

Po nuk pate aminin e një kryeministrit të një vendi, nuk na afron njeri se dukemi si delirant. Ai në fakt, është ndërmjetës i njeriut më të pushtetshëm sot në Shqipëri. Kjo e shpjegon faktin se ai ka edhe pasaportë diplomatike dhe përdor edhe emailin shtetëror.

Edhe kur u pyet kryeministri, ai u spërdrodh dhe tha e kam këshilltar pa pagesë’, theksoi gjatë debatit në SYRI TV, analisti Armand Shkullaku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco