Baton Haxhiu rrëfen në ‘Çim Peka LIVE’ udhëtimin në Kiev me Ramën dhe Duçkën: Çantat e tij...

21:22, 02/02/2023

Baton Haxhiu ka rrëfyer në ‘Çim Peka LIVE’ udhëtimin e tij drejt Kievit me Edi Ramën dhe Dorian Duçkën, vizitë e bërë në 15 korrik të vitit 2022.

Si një prej pjesëtarëve të delegacionit Baton Haxhiu ka rrëfyer në SYRI TV, se i kishte bërë përshtypje fakti se ai ishte trajtuar shumë më ndryshe nga i gjithë delegacioni tjetër në vizitën në Kiev. Sipas tij, Dorian Duçka ishte trajtuar shumë më mirë se Edi Rama dhe këtë nuk e kishte kuptuar.

Haxhiu ka treguar se i kishin bërë përshtypje çantat e tij.

‘Unë nuk e kam takuar deri sa kemi arritur në Kiev. E kam parë me një situatë interesante dhe më kanë bërë përshtypje çantat e tij. Ajo që unë jam befasuar gjatë udhëtimit, nuk ka qenë pranë Ramës, por ai ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev dhe këtë nuk e kam kuptuar kurrë se pse ka ndodhur.

Ka pasur një trajtim të veçantë, me një pjesë tjetër të njerëzve që ka ndenjur. Mirë do të ishte që ai të rrëfente për trajtimin e tij nga të tjerët.

Kaq mund të them.

Shkullakut i kam bërë një pyetje, se çfarë është ky njeri që është kaq i rëndësishëm dhe i pritur aq mirë nga një pjesë e ukrainasve. Shkullaku më tha, merre seriozisht për arsye, se nuk është aq serioz sa çantat e tij’, tha Baton Haxhiu gjatë debatit në ‘Çim Peka LIVE’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco