Koka: Propaganda qeveritare me halle, Rama nuk mund të mbrohet dot, është kapur mat

18:41, 02/02/2023

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv me Sonila Meço ishte i ftuar Kryeredaktori i Syri Tv, Bledian Koka.

Koka është shprehur se sa herë që propaganda e Ramës është në vështirësi mundohet të gjej kleçka dhe gjilpërën në kashtë për të çtensionuar situatën që ndodhet kryeministri

"Kjo duket qartë se është një operacion i pastër propagande, shikoni si reagojnë që rrinë afëer dhe mbajnë linjën e Ramës. Ndërkohë që bëhet nami në Amerikë dhe mediat ndërkombëtare, ku ka plasur skandali, këta japin lajme për disa të shtëna, ngjarje fatkeqe në SHBA, pra flasin për çdo gjë në SHBA dhe vetëm për këtë skandal jo. Kur operacionit të propagandës i duhet që, McGonigal ta faturojë ose me foto të Agron Nezën të bëra me Berishën para 30 vitesh, ose me rastin i Cenos.

Më këto lajme hapet edicioni, qytetarët janë të ftuar thjeshtë të hapin mendjen dhe të kuptojnë se në çfarë sikleti është propaganda që të gjejnë gjilpërën ë kashtë për të bërë afilacionin që McGonigal nuk është njeriu që është mbushur me para nga kjo maxhorancë e vërtetuar nga dokumentat amerikane dhe 14 takimet e Ramës me të, jo sipas dokumentave të SPAK por të drejtësisë amerikane.

Për këta akuza këta lloj mediesh dhe kjo propagandë nuk flet, mundohet se këtë zhurmën e madhe që nuk e zhbën më mundohet ta faturojë të elementët që mund të jenë duke kaluar rrugës dhe i ka kapur fotoja rastësish."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco