Boçi: Po vazhdojmë marrjen e firmave për komisionin hetimor ndaj Ramës!

Boçi: Po vazhdojmë marrjen e firmave për komisionin hetimor ndaj Ramës!

13:04, 02/02/2023

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Luçiano Boçi, dha një deklaratë për mediat pas daljes nga parlamenti, ku u zhvillua një seancë me plot përplasje për faktin se kryetarja e Kuvendit nuk lejoi të opozita të zhvillonte mocion me debat për skandalin e kryeministrit Rama me zyrtarin e arrestuar të FBI, Charles McGonigal.

Boçi theksoi se po e vazhdojnë marrjen e firmave për ngritjen e komisionit hetimor ndaj Edi Ramës për këtë aferë. Nuk do të mjaftohemi me kaq, do të vazhdojmë edhe me protestat tha ai. 

"Zoti Rama tani kërkon krahas fshehjes, edhe mbrojtjen policore., - tha ai. - Po as më pak, as më shumë, të gjithë burracakët dhe tradhtarët, pavarësisht kohës ku jetojnë dhe vendosin, kanë të njëjtën pamje dhe veprojnë në të njëjtën mënyrë sikurse Rama: Fshihen para së vërtetës dhe madje duke u fshehur, vazhdojnë punën e tyre burracake të goditjes së kundërshtarit, sepse atë që nuk ka arritur dot McGonigal, kërkoi ta arrijë sot nëpërmjet mbylljes së gojës së opozitës.

Vijon... 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco