Revoltë në Kuvend/ Vasili – Nikollës: Kush ia hoqi opozitës të drejtën për debat?! Keni marrë urdhër!

Revoltë në Kuvend/ Vasili – Nikollës: Kush ia hoqi opozitës të drejtën për debat?! Keni marrë urdhër!

10:41, 02/02/2023

Vasili – Nikollës: Kush e mori vendimin që të na hiqet e drejta për debat? Keni marrë urdhër!

Deputeti i PL, Petrit Vasili, i ka kërkuar kryetares së Kuvendit se kush e ka marrë vendimin për t’i hequr të drejtën opozitës për debat në seancë dhe pse në procesverbal kjo nuk është pasqyruar?! Nëse nuk sqarohet kjo, atëherë procesverbali nuk është gjë tjetër përveçse një falsifikim.

“Kush e mori vendimin për pezullimin e së drejtës së opozitës për debat? Kush e vendosi?- tha Vasili. -  Kjo duhet reflektuar në procesverbal kush e vendosi këtë? Çfarë është kjo, pazari i gjësë? Do të bëhet seanca tani problem i frikërave të kryeministrit....Pra, kush e vendosi? Nëse juve ju shkelin syrin nga salla dhe ju thonë që të ndalen diskutimet, na e thoni.

Kush e mori këtë vendim, pse nuk është në procesverbal? Sepse ky është falsifikim. Të gjitha janë falsifikuar, por mos e ktheni dhe Kuvendin në batak falsifikimesh. Kush e falsifikoi procesverbalin që kjo nuk është pasqyruar?!”

Nikolla: Mos ngrini pretendimet të paqena, se në procesverbal është pasqyruar gjithçka... se pasqyron një seancë transparente dhe mund ta verifikoni.  Nëse keni ardhur me mendimin për ta marrë peng seancën, ju garantoj se nuk do të ndodhë. Pretendimet tuaja për procesverbalin paraqitini me shkrim. Kalojmë tek njoftimet. Ju njoftoj...

Pas Vasilit, e mori fjalën edhe deputeti i PD, Saimir Korreshi, i cili e përforcoi akuzën ndaj kryetares së Kuvendit.  

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco