Washington Examiner artikull për Shqipërinë: Joe Biden toleron krimet e qeverisë 'Rama'

22:43, 01/02/2023

Prestigjozja amerikane Washington Ekzaminer ka publikuar një artikull i cili heq paralele mes tolerimit që administrata Biden u ben krimeve te qeverise Rama nderkohe qe nga ana tjeter shpall nongrata politikanin antikomunist Sali Berisha. Në artikull theksohet se Edi Rama është I lidhur me kartelin më të rrezikshëm ne bote te droges, Sinaloa ndërsa vihen në pah edhe lidhjet e ngushta mes këshilltarit jo formal të Edi Ramës, Dorjan Ducka dhe djalit të presidentit Biden.

Syri Tv

 

Gazeta e madhe amerikane, Washington Examiner, ka publikuar një shkrim nga autorja Elizabeth Stauffer, e cila thotë se zhvillimet e fundit në SHBA, me arrestimin e ish-agjentit të lartë të FBI, Charles McGonigal, tregojnë sërish se pse presidentin amerikan Joe Biden po e toleron regjimin e Edi Ramës në Shqipëri.

 Artikulli heq paralele mes tolerimit qe administrata Biden u ben krimeve te qeverise Rama nderkohe qe nga ana tjeter shpall nongrata politikanin antikomunist Sali Berisha.

"Jo vetëm që administrata e Biden ka mbyllur një sy ndaj krimeve të qeverisë së Ramës, por në maj të vitit 2021, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken shënjestroi armikun e Ramës, ish-kryeministrin shqiptar, Sali Berisha. Ai e cilësoi Berishën si të papërshtatshëm për të udhëtuar në SHBA ‘për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. New York Post’ e përshkruan Berishën si ‘aleatin antikomunist të presidentëve George H.W dhe George W. Bush, i cili ka qenë në opozitë prej tetë vitesh dhe është një kundërshtar i zëshëm i George Soros dhe Fondacioneve të tij të Shoqërisë së Hapur, që kanë nxitur reformën gjyqësore dhe atë zgjedhore në Shqipëri". 

WASHINGTON EXAMINER – Agjenci lajmesh në SHBA

Në artikull theksohet se Edi Rama është I lidhur me kartelin më të rrezikshëm ne bote te droges, Sinaloa ndërsa vihen në pah edhe lidhjet e ngushta mes këshilltarit jo formal të Edi Ramës, Dorjan Ducka dhe djalit të presidentit Biden.

“Sido që të jetë, pse administrata e Biden do të sanksiononte antikomunistin Berisha, ndërkohë që magjepset me Ramën, qeveria e korruptuar e të cilit po punon me një kartel meksikan për të kontrabanduar droga të rrezikshme që po vrasin 100 mijë amerikanë çdo vit? Dhe pse një zyrtar i lartë i FBI-së po i merrte para një shtetasi shqiptar që punonte për një kompani të lidhur me Partinë Komuniste të Kinës? Në artikullin e tij të shtatorit, gazetari Tom Rogan pyeste se pse administrata e Biden po tregohet kaq e mirë me regjimin e Ramës. Nën dritën e arrestimit të McGonigal dhe marrëveshjeve të huaja të biznesit nga Hunter Biden, pyetja e Rogan është edhe më e rëndësishme sot”.

WASHINGTON EXAMINER – Agjenci lajmesh në SHBA

Gazetarja Elizabeth Stauffer thekson faktin se karteli Sinaloa eshte pergjegjes per pjesën më të madhe të kontrabandës së narkotikëve në SHBA dhe se Kryeministri Edi Rama duket i përfshirë në një komplot narkotrafiku që përfshin kartelin ne fjale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco