‘Washington Examiner’: Biden sanksionoi antikomunistin Berisha, toleron Ramën e lidhur me kartelin që vret 100 mijë amerikanë

‘Washington Examiner’: Biden sanksionoi antikomunistin Berisha, toleron Ramën e lidhur me kartelin që vret 100 mijë amerikanë

19:56, 01/02/2023

Gazeta e madhe amerikane, Washington Examiner, ka publikuar një shkrim nga autorja Elizabeth Stauffer, e cila thotë se zhvillimet e fundit në SHBA, me arrestimin e ish-agjentit të lartë të FBI, Charles McGonigal, tregojnë sërish se pse presidentin amerikan Joe Biden po e toleron regjimin e Edi Ramës në Shqipëri.

“Jo vetëm që administrata e Biden ka mbyllur një sy ndaj krimeve të qeverisë së Ramës, por në maj të vitit 2021, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken shënjestroi armikun e Ramës, ish-kryeministrin shqiptar, Sali Berisha. Ai e cilësoi Berishën si të papërshtatshëm për të udhëtuar në SHBA ‘për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm’.

‘New York Post’ e përshkruan Berishën si ‘aleatin antikomunist të presidentëve George H.W dhe George W. Bush, i cili ka qenë në opozitë prej tetë vitesh dhe është një kundërshtar i zëshëm i George Soros dhe Fondacioneve të tij të Shoqërisë së Hapur, që kanë nxitur reformën gjyqësore dhe atë zgjedhore në Shqipëri’,” shkruan gazetarja.

Sipas saj, Edi Rama është i lidhur me kartelin më të rrezikshëm në historinë botërore, Sinaloa.

Ajo citon gazetarin Tom Rogan, që vitin e shkuar shkruante: “Rama duket i përfshirë në një komplot narkotrafiku që përfshin kartelin Sinaloa. Kjo do të thotë, kartelin përgjegjës për pjesën më të madhe të kontrabandës së narkotikëve në SHBA. Dhe për çfarëdo arsyeje, administrata e Biden nuk duket e shqetësuar tmerrësisht nga kjo”.

Gazetarja thekson se këshilltari-hije i Edi Ramës, Dorian Duçka, është i lidhur me të njëjtën kompani kineze si Hunter Biden, djali i presidentit amerikan.

“Sido që të jetë, pse administrata e Biden do të sanksiononte antikomunistin Berisha, ndërkohë që magjepset me Ramën, qeveria e korruptuar e të cilit po punon me një kartel meksikan për të kontrabanduar droga të rrezikshme që po vrasin 100 mijë amerikanë çdo vit?

Dhe pse një zyrtar i lartë i FBI-së po i merrte para një shtetasi shqiptar që punonte për një kompani të lidhur me Partinë Komuniste të Kinës?

Në artikullin e tij të shtatorit, Rogan pyeste se pse administrata e Biden po tregohet kaq e mirë me regjimin e Ramës. Në dritën e arrestimit të McGonigal dhe marrëveshjeve të huaja të biznesit nga Hunter Biden, pyetja e Rogan është edhe më e rëndësishme sot,” shkruan gazetarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco