VIDEO-SYRI TV/ Meta: Të bashkohemi në protestën e 11 shkurtit, uragan i jashtëzakonshëm

19:31, 01/02/2023

Kryetari i Partisë së Lirisë e ka cilësuar protestën e 11 shkurtit si uragan përball Edi Ramës, pasi sot shqiptarët janë të qartë se kush i qeveris. Sipas Metës, me dokumentet zyrtare të drejtësisë amerikane u provua angazhimi i drejtpërdrejtë i Edi Ramës në procesin mafioz e korruptiv të asgjësimit të demokracisë, pluralizmit politik dhe shtetit ligjor në Shqipëri.

Nga SYRI TV

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ju bashkua thirrjes së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për protestë kombëtare në 11 shkurt. Në një konferencë për mediat, Meta ftoi qytetarët në shesh për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës, duke e cilësuar largimin e tij si vendimtar për vendin.

Teksa u ndal tek skandali McGonigal, Meta akuzoi Ramën se ka financuar trafikuan e influencës për të shkatërruar opozitën dhe pluralizmin. Sipas tij, Rama është përpjekur që të kthejë në biznes çështjen e ‘non gratave’.

I pyetur nëse e ka takuar ish zyrtarin e FBI-së, Charls McGonigal, Meta deklaroi se nuk ka pasur asnjëherë kontakte me të, ndërsa hodhi akuza se McGonigal ka takuar dhe persona problematikë me ligjin.

Meta përsëriti thirrjen ndaj drejtësisë të hetojë urgjentisht skandalin Rama-McGonigal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco