Bllokohen nga bora pesë persona, FNSH niset urgjent drejtë Malësisë së Madhe

Bllokohen nga bora pesë persona, FNSH niset urgjent drejtë Malësisë së Madhe

19:16, 01/02/2023

Pesë të rinj të cilët shkuan të bënin ski në Malësinë e Madhe janë bllokuar atje për shkak të kushteve atmosferike të vështira.

Te rinjtë pasi nuk kanë arritur të dalin, kanë kërkuar ndërhyrjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ata janë nisur dhe po marshojnë drejt Razmës, e cila është një distancë rreth 20 km në këmbë që duhet përshkuar.

Njëri prej tyre ka pasur shqetësime shëndetësore por pa rrezik për jetën, ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftim:

5 Te rinj bllokohen ne bore ne M.Madhe

Forcat e Ndehyrjes se Shpejte ne Opeacione shpetimi

Kane arritur te hyjne ne lidhje me te rinjte dhe po vazhdojn Marshimin ne drejtim te tyre, pasi u duhet te udhetojne nga Razma 20 km ne kembe.

Forcat e policise se nderhyrjes se shpejte Shkoder dhe sherbimet e komisariatit te policise se Malesise se Madhe, prej 2 oresh kane nisur nje operacion shpetimi ne Fushe te Zeze, 20 km ne veri te Razmes se Malesise se Madhe, ku kane mbetur te bllokuar ne bore 5 te rinje nga Bjza e Kastratit, te ilet kishin shkuar per te rreshqitur me ski ! Para nje ore dy grupet e nderhyrjes se shpejte kane mberritur ne Razem dhe nisur marshimin ne kembe per ne vendin ku kane mbetur te rinjte ! Policia i duhet te ece ne kembe se paku 20 km neper rruge malore. Lajmi i mire eshte se policia ka mundur te hyje ne kontakt me te rinjte duke komunikuar me celular ! Njeri prej tyre ka shqetesime shendetesore por pa rrezik per jeten, ndersa te tjeret jane ne gjendje te mire ! Per momentin mesohet se te rinjte jane strehuar ne nje stan veror, deri sa te mberrijne grupet e gatshme te policise, qe po udhetojne ne drejtim te tyre. Duhen se paku 5 ore qe te perfundoje ky opecion, por e rendesishme eshte qe konktaktet mes te rinjve te bllokuar dhe policise ne operacion, jane vendosur !

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco