Alabaku i Shqipërisë dhe Alabari i Emirateve të Bashkuara Arabe

Alabaku i Shqipërisë dhe Alabari i Emirateve të Bashkuara Arabe

14:29, 01/02/2023

Kur dëgjova se Edvin Kristaq Rama, Alabaku Kryeministër (fatkeqësisht) I Shqipërisë, pas 5 ditësh i fshehur nga publiku dhe i ngujuar në bunkerin e Surrelit ngritur mbi tokën e grabitur nga Lindita Rama (Xhillari), shkoi në Portin e Durrësit për të firmosur një “marëveshje” me Alabarin, mu kujtua ajo shprehja se: “Vrasësi kthehet gjithmonë në vendin e ktimit”.

Pse e them këtë?

Sipas meje, shkatërrimi i Portit të Durrësit, është afera më e madhe jo vetëm korruptive, por mega afera në drejtim të shkatërrimit të historisë shqiptare dhe identitetit kombëtar.
Atë që prej qindra shekujsh nuk e bënë pushtuesit dhe shovinistët serb, e bëri Alabaku i Shqipërisë, nën interesat e lobeve serbe e ruse dhe financuar nga antishqiptari George Soros.

Unë bëj pjesë te ata individë që nuk më bën më përshtypje ky shoë pa fantazi dhe me humor të zi e këtij Alabaku, të cilit i ka mbetur ora te fantazitë pa fantazi të Endri Fugës, e aq më tepër të tërhiqem në një debat ku ai kërkon ta fusë opozitën shqiptare dhe opinionin publik.

Nisur nga fakti se jam njohëse shumë e mirë si e marëveshjes së parë me Emiratet e Bashkuara Arabe ose e Ligjit Nr.145/2020, ligj të cilin mbi 28 deputetë të opozitës (pjesë e punës për përgatitjen e kërkesës isha edhe unë ndër të parat duke ja propozuar z. Berisha që më 16 shkurt 2022 për ta dërguar në Kushtetuese), si dhe e marëveshjes së dytë, ose Ligjit Nr.79/2022, Alabaku i Shqipërisë, në fakt ashtu si dhe e ka në natyrën e tij, paguan mjaftueshëm me ish sigurimsa dhe jo vetëm, Alabarin e Emirateve të Bashkuara me qëllimin:

1. Për të tërhequr vëmëndjen e publikut nga skandali Mc Gonigal;

3. Për ta futur opozitën dhe publikun në debatin shterpë për këtë marëveshje përsa kohë që marëveshje nuk ka.

Secili nga ne, me përpjekjen më të vogël, kupton se jo vetëm nuk ka patur marëveshje pëesa kohë ajo është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe dekretuar nga Presidenti i Republikës me Dekretin Nr.13886 datë 21.12.2022, por edhe vetë marëveshja e dytë e 2022, ose Ligji Nr.79/2022 bie ndesh me Ligjin Nr.145/2020.
Për të qenë sa më e qartë dhe konçize paraqes vetëm emërtimet e dy marëveshjeve ose ligjeve:

LIGJ

Nr. 145/2020

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR BASHKËPUNIM EKONOMIK NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

LIGJ

Nr. 79/2022

PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES KUADËR NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE EAGLE HILLS REAL ESTATE DEVELOPMENT, ALBANIAN SEAPORTS DEVELOPMENT OMPANY
SHA, DHE NSHMI DEVELOPMENT L.L.C., NË LIDHJE ME PROJEKTIN E INVESTIMIT STRATEGJIK “MARINA & JAHTET E DURRËSIT”.

Neni 1

Miratimi i marrëveshjes
Miratohet marrëveshja kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company sh.a., dhe NSHMI Development L.L.C. për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”, si dhe shtojcat e kësaj marrëveshjeje kuadër sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Siç dhe lehtësisht evidentohet, nuk ka asnjë pikë takimi midis dy marëveshjeve (ligjeve) dhe se nëse i hymë me detaje Ligjit Nr.145/2020 (neni 7), do të përjashtoheshin nga tatimi i dyfishtë vetëm kompanitë qeveritare ose filialet e tyre.

Aq më tepër që në marëveshjen e parë, ose Ligji Nr.145/2020 dhe ashtu siç na u propagandua, investitore do të ishte kompania shtetërore Emmar.
Mjafton të shikoni objektin e këtyre dy ligjeve, e kuptoni drejtimin e kundërt që kanë ndaj njëra tjetrës, por edhe me gjithë kuadrin ligjor shqiptar.

Po kështu, në nenin 6 të Ligjit Nr.145/2020, pika 1., flet qartë për “Rizhvillim të Portit të Durrësit” dhe jo për ndërtimin aq më shumë të një projekti i cili ka shumë pika të errëta dhe të paqarta:

Neni 2

Regjimi i posaçëm në zbatim të marrëveshjes

1. Shoqëria e përbashkët për realizimin e projektit “Marina & Jahtet e Durrësit” përjashtohet nga detyrimi për të paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe kontributin e strehimit social sipas legjislacionit në fuqi për sistemin e taksave vendore dhe legjislacionit në fuqi për strehimin social. Vlera e detyrimit të përjashtuar është pjesë e kontributit të shtetit shqiptar në investim, sipas marrëveshjes së përcaktuar në nenin 1 të këtij ligji.

2. Dhënia e lejeve, licencave dhe akteve të tjera administrative të nevojshme për realizimin e projektit të investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit” bëhet sipas legjislacionit në fuqi, por, në çdo rast, brenda një afati prej jo më shumë se 150 ditësh.

3. Pronat e paluajtshme shtetërore, të transferuara në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit” (Durrës Yachts & Marina), me vendim të Këshillit të Ministrave i kalojnë në pronësi shoqërisë “Albanian Seaports Development Company” sh.a.

Nga analiza që i kam bërë Ligjit Nr.79/2022, në asnjë nen të saj nga neni 1 deri te neni 29.11, nuk ka parashikime se mbi këtë marëveshje të votuar në Kuvend, do të ketë një marëveshje tjetër dhe, kjo pikërisht midis Alabakut të Shqipërisë dhe Alabarit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sepse nuk është e rastësishme që pikërisht edhe Lulzimit të Kunatit, dje i doli gjumi për të reaguar ndaj skandalit të Mc Gonigal.

Aq më shumë se, nëse shohim marëveshjen sipas Ligjit Nr.79/2022, Kunati i Lulzimit është me pjesë aty.

Sesa në % apo Cash, koha do na e tregojë por se kompania ku administratori i tij ishte rastësisht administrator, vazhdon të jetë në ligj, veçse me emër të ndryshuar.
Ishte Symphony Real Estate Development sh.p.k me NIPT M11726006H dhe u kthye ne Eagle Hills Real Estate Development sh.p.k me të njëjtin NIPT.

Për këtë qëllim, unë i kërkoj Alabakut të Shqipërisë që të nxjerr “marëveshjen” që ka firmosur dje me z. Alabar dhe, në këtë kuadër kam disa pyetje:

1. Kush është objekti i marëveshjes së datës 30.01.2023?

2. Me çfarë cilësie e ka firmosur marëveshjen Alabaku i Shqipërisë?

3. Në çfarë neni të Ligjit Nr.79/2022 është parashikuar se do ketë një marëveshje tjetër Pasi ajo të jetë votuar në Kuvend?

Këtë rradhë në shitje ishte Alabari.

Jo me trastë në parkim po në vijim të pazareve të pista për Portin e Durrësit dhe jo vetëm.

Dikur e diku Don Lu, Vllahutin, Soreca e më gjërë.

Pra, ky është ai Alabaku Kryeministër i Shqiptarëve që i blen të gjithë.

Ky është ai Alabaku Kryeministër i Shqiptarëve që ata që nuk i blen dot me para, i blen me më shumë para.

Nga ambasadorët e deri te zyrtarët e FBI-së.

Dhe në rastin konkret, Alabarin nuk e ka blerë me para.

E ka blerë duke i ofruar atij dhe vetes pastrimin e miliardave eurove dhe dollarëve të fshehura në offshore, sponsorizuar të dy nga qarqet shoviniste serbe dhe ruse, kundër Shqipërisë dhe sovranitetit të saj.

Jashtë çdo imagjinate është se edhe një prej oligarkëve shqiptar më të fuqishë, ka ofruar miliona euro ndaj Mc Gonigal dhe Alabakut të Shqipërisë për t`ju shtyrë shpallja Non

Grata, ka portin privat në Porto Romano dhe, se atje do ndërtohet edhe Porti i Ri…….

Me kismet do thoshte populli por këto janë faktet.

Se këtij oligarkut nuk i mjaftojnë vetëm aeroportet por i duhen edhe disa porte të cilat, falen me firmën e Alabakut të Shqipërisë, sikur t`i kishte prona të Kristaqit dhe Anetës.

Dhe ka të drejtë që bashkë me Alabakun, paguajnë me paret tona Mc Gonigal.

Madje dhe të dashurën e tij.

Ka ndonjëri ndonjë paqartësi?

Në fakt e kam unë një.

Sa është pjesa e Merimangës së Zezë, alias Yuri Spiropali te Porti i Durrësit dhe te skandali i Mc Gonigal?

Se unë në fakt nuk e di më çfarë është paguar Merimangës së Zezë, alias Yuri Spiropali nga janari 2020 e vijim në Shqipëri, me Euro, USD, tendera, pasuri të paluajtshme apo korrupsion erotik, por di se ajo është pjesë e të gjithë akteve korruptive të qeverisë që udhëhiqet nga një Alabak.

Ndryshe?

Minimalisht do dilte kundër kësaj mega afere që bie ndesh me politikën gjeo strategjike të NATO-s.

Së shpejti do i merrni vesh edhe ato për të cilat vazhdoni të jeni skeptikë.

Koha më ka dhënë gjithmonë të drejtë.

NDAJ, referuar sa më sipër, unë e sfidoj Alabakun e Shqipërisë që të nxjerrë “marrëveshjen që ka firmosur me Alabarin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe për këtë mbaj përgjegjësi ligjore.

Upssss se desh harrova?

Këta Samitistët e BE-së kur erdhën në Tiranë, e dinin se do akomodoheshin te hoteli “Marriot”, në pronësi të një oligarku rus (Oleg Deripaska), mik i Alabakut dhe Alabarit?

Edhe i Mc Gegonalit.

Jo pë gjë por, pronarë e këtij hoteli, bashkë me Olegun, po lobojnë dhe sponsorizojnë shumë fort amnistinë fiskale, që këta Samitistët e BE-së e “kundërshtojnë”, megjithëse Ursula e ka pikë të dobët Alabakun Shqipërisë?

Ja kshu kshu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco