‘Farsa Rama-Alibasha’/ Berisha: Parlamentin nuk do e lëshojmë, 11 shkurti do jetë dita e revoltës

‘Farsa Rama-Alibasha’/ Berisha: Parlamentin nuk do e lëshojmë, 11 shkurti do jetë dita e revoltës

14:15, 01/02/2023

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se revolucion i opozitës nuk do të dështojë kurrë.

Ne si grup parlamentar kemi detyrë të madhe, së pari në një debat dhe dialog intensiv me zgjedhësit tanë, t’u qartësojmë gjithçka.

Pse është jetike kjo betejë, ky revolucion. Do e dorëzojmë ne? Kurrë, ky revolucion nuk do dështojë kurrë. Ky revolucion do të njohë vetëm fitore. Duhet të shpëtojmë Shqipërinë nga ky njeri.

Ju jeni dëshmitarë se çfarë qëndrimesh mbahen ndaj nesh në parlament. Ju duhet të sqaroni zgjedhësit se ata nuk e dinë se në ç’mënyrë të turpshme dhe banditeske, sillet me urdhër të Edi Ramës, Linda e parlamentit. Duhet ta dinë se çfarë intrigash të ulëta thuren ndaj deputetëve shqiptarë në parlament. Siç na takonte dhe siç prisnin shqiptarët dhe miqtë tanë, kërkuam debat, firmosëm për të kërkuar debat për këtë aferë që ka tronditur, ka ulur në pikën më të thellë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Çfarë u bë? Refuzuan në mënyrë antiligjore. Lexuan ato që kishin dhe votuan në mënyrë kriminale dhe staliniste propozimin e Alibashës për përjashtimin nga grupi parlamentar. Alibasha i marrë peng me dosje, nënshtrohet verbërisht urdhrave të Lindës dhe Edi Ramës.

Çfarë do të thotë kjo, duhet t’ia sqarojmë qytetarëve: si mund të pranohet përjashtimi i katër deputetëve pa asnjë ligj, pa asnjë rregull, pa asnjë gjë. Sot nuk përjashton dot katër nxënës nga klasa. Kurse këta sillen si banditë, si njerëz që ndajnë flligështinë më të madhe me njëri-tjetrin. Ne do ngrihemi, kjo situatë nuk mund të pranohet,” tha Berisha.

“Vijmë te qëndrimi i fundit. Ne paraqitëm kërkesën për debat. Gjëja më normale. Na bllokuan në mënyrën më antiligjore. Për të zevendësuar këtë, tani del interpelanca e Alibashës me padronin e tij. Se i bashkërendojnë. Po kjo është e turpshme. Por ne nuk lëshojmë. Ne kërkojmë me urgjencë debat në parlament për këtë çështje thelbësore.

Me Alibashën të bëjë ç’të dojë Edi Rama. Është e turpshme që ta përdorë dhe diskreditojë në këtë mënyrë. E gjitha u bë për një mocion me debat, tani përpiqet ta kalojë me një interpelancë me Alibashën.

Po a do e lëshojmë ne parlamentin? Kurrrë. Ne do bëjmë betejë në parlament që të bindim çdo shqiptar se jemi të gatshëm për çdo sakrificë për të mbrojtur votën e lirë. Nuk e lëshojmë ne parlamentin, të marrin çdo masë, të sillen si të duan. Ne do mbrojmë çdo gjë në interes të shqiptarëve. Ndaj dhe të harrojnë ata se përjashtuan pesë, por ju jeni të tjerë sa 15 më shumë.

Ndaj të përgatitet mirë Edi Rama, se lojërat me Alibashën, se keqpërdorimi i Lindës, nuk do ia zgjidhin problemet atij. Ai parlament ka parë të gjitha llojet e kryetarëve, por kurrë një si ajo nuk ka ekzistuar aty. Ndaj dhe mbetet që ne të shumëfishojmë aktivitetin tonë parlamentar dhe të përballemi me këtë bandë, që nuk ka Kushtetutë, nuk ka ligj.

Data 11, ora 12 e këtij muaji, do jetë dita e revoltës, e protestës. E fillimit të revolucionit më të fuqishëm që Shqipëria ka njohur në historinë e saj. Revolucion paqësor, por revolucion më të cilin shqiptarët do përmbysin monizmin e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e tmerrshme ndaj tyre,” tha kryedemokrati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco