SYRI TV/ Skandali Rama-McGonigal, Berisha: Protestë më 11 shkurt

09:11, 01/02/2023

Në datën 11 shkurt ora 12:00 do të mbahet protesta kombëtare e opozitës kundër kryeministrit Edi Rama, pas zbulimit të skandalit korruptiv me ish-shefin e FBI-se, Charles McGonigal. Ky ishte vendimi, i cili u mor pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike dhe u komunikua nga kryetari I saj Sali Berisha. Lideri demokrat theksoi se Edi Rama është i pashpresë dhe duhet të largohet një orë e më parë nga pushteti

SYRI TV

Në nisje të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, lideri i saj, Sali Berisha, i cilësoi si grusht shteti kundër pluralizmit veprimet e kryeministrit Rama dhe ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles Mcgonigal.

Berisha tha se dy ish-zyrtarët e FBI, McGonigal dhe Rossini u angazhuan haptas dhe kundrejt pagesave në veprimtari kriminale për llogari të Edi Ramës, me qëllim asgjësimin e opozitës. Berisha akuzoi SPAK-un se po mban të njëjtin qëndrim si Edi Rama ndaj këtij skandali.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco