SYRI TV/ Tre orë në SPAK, Kryemadhi dorëzon prova të reja për aferën e inceneratorëve

16:37, 31/01/2023

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dhënë deklarime për rreth 3 orë në Prokurorinë e Posaçme për inceneratorin e Tiranës në cilësinë e kallëzueses.

Pasi la ambientet e SPAK në një prononcim për mediat, paralajmëroi surpriza të reja për këtë çështje.

Kryemadhi kërkoi ndalimin e pagesave për Inceneratorin e Tiranës, me argumentin se nuk po kryhet sipas kontratës dhe shtoi se taksat e shqiptarëve po përfundojnë në kompani offshore. 

"në vazhdova me faktet e mia. Normalisht po vazhdoj ta them, inceneratori i Tiranës, një nga problemet ligjore që ka, përsa i përket edhe për z. Agaçi, edhe për z. Lefter Koka, ka të bëjë me rastin e mbështetjes financiare. Pra, mbështetja financiare që i është dhënë një projekti, i cili në kontratë nënshkruhet që do të investojë 128 milionë euro që ditën e parë. Pra, faktikisht veprimi që ka ndodhur që ditën e parë (nuk është rasti si në kontratat e Fierit dhe të Elbasanit, që janë kontrata që kanë mbaruar), janë kontrata që vazhdojnë në 30 vjet.

Pra, edhe sot që flasim, edhe tani që jemi këtu, ne vazhdojmë dhe paguajmë para për inceneratorin e Tiranës edhe pse nuk ka incenerator, edhe pse nuk riciklohen, nuk diferencohen mbetjet. Kështu që mbështetja buxhetore që jepet nga qeveria shqiptare, nga Ministria e Financave dhe më pas kalon në bashkinë e Tiranës e bashkia ia kalon inceneratorit të Tiranës (e të njëjtën gjë bën edhe bashkia e Durrësit) pra janë të gjitha këto procese që identifikojnë dhe mbledhin të gjithë zinxhirin e funksionimit.

Pastaj se cili është roli i Ben Ahmetajt apo i Ëngjëll Agaçit, apo i Lefter Kokës, apo i autoritetit kontraktues, apo i Erion Veliajt, sigurisht që unë e kam bërë shumë të qartë dhe vazhdoj ta them se qoftë në rastin e inceneratorit të Elbasanit, qoftë të Fierit, por edhe të Tiranës (se i Tiranës vazhdon të jetë skenë krimi, vazhdon që ne të paguajmë, kurse dy kontratat e tjera janë të administruara tashmë nga qeveria shqiptare) kjo është ndarja e informacionit dhe mendoj që do të bashkëngjis edhe videot dhe materiale të tjera", u shpreh ajo. 

Kujtojmë se disa javë më parë, deputetja e Partisë së Lirisë, publikoi me pamje, faktet se si bëhet mbledhja dhe grumbullimi i mbetjeve në Tiranë.

Në pamje shihet gjithashtu, që jo vetëm nuk ndodh diferencimi i tyre, por groposen në të njëjtin vend. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco