SYRI TV/ 'Fijet': Vijon çmontimi i kamerave te paligjshme, aksioni në Kamëz, Astir, Yzberisht e Kombinat

14:45, 31/01/2023

Policia e Shtetit vijon operacionin për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në mënyrë të paligjshme dhe që ishin kthyer në “syrin” e grupeve kriminale të kryeqytetit. Astiri, Yzberishti, Kombinati dhe Kamza kanë qenë ndalesa e radhës e Policisë së Shtetit, ndërsa “fijet” e kamerave i çuan  blutë e Tiranës në emra si Gjergj Cukali, Genc Ferhati dhe Gëzim Çela.

Nga SYRI TV

Astiri, Kombinati dhe Kamza kanë qenë në fokus të operacionit të Policisë për heqjen e kamerave të paligjshme që ishin kthyer në “syrin” e botës së krimi të organizuar.

Një numër i konsiderueshme kamerash sigurie në zonën e ish-Parkut të autobusëve rezulton se është hequr vetë nga personat që i kanë vendosur në mënyrë të paligjshme, teksa në këtë zonë këto kamera dyshohet se ishin vendosur nga grupi i Emiljano Shullazit.

Operacioni vijon të zhvillohet jo vetëm në kryeqytet, ku deri tani janë hequr rreth 155 kamera sigurie, por edhe në rrethe.

“Fijet” e kamerave të sigurisë kanë çuar në emra me peshë të botës së krimit në Tiranë, ku mes tyre veçohen: Gjergj Cukali, Gëzim Çelaj dhe Genc Ferhati,  Baftiar Sufa, Bajram Gjoshi, Bledar Musaj, Boiken Spahiu, Denis Dervishi, Elidon Kotorri, Ervin Mansaku, Ervis Murati, Florand Karemani, Florian Dragoni.

Gëzim Çelaj është i dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe drogë; Gjergj Cukali, i dënuar për vrasje, trafik narkotikësh. Po ashtu,  Igli Selita, Ilir Oshafi (i dënuar për trafik droge), Rigers Krroqi, Valbona Drapi, Zenel Gjoshi, Genc Ferhati (dënuar për trafik narkotikësh,pjesë e një grupi të strukturuar kriminal).

Në total deri më tani janë çmontuar dhe sekuestruar mbi 350 kamera sigurie në rang vendi dhe janë nën hetim mbi 70 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco