Autogoli i PS-së me McGonigall

Autogoli i PS-së me McGonigall

21:05, 30/01/2023 Nga Hysni Gurra

Me një qetësi që ta jep vetëm mosdija se ku je zhytur, kryetari i Grupit Parlamentar të shumicës, Taulant Balla tha sot se edhe ai e ka takuar z. McGonigal ‘sa kohë që ka qenë me funksione zyrtare’.

(Nga mosdija dhe ndoshta edhe nga xhelozia që Gjici u bë meme këto ditë duke shqyer mish me McGonigall).

Duket se shumë zyrtarë socialistë dhe analistë të së majtës nuk e kanë lexuar aktakuzën që i bëjnë prokurorët amerikanë z. McGonigal. E para, kur ka ardhur për vizitë ‘jo zyrtare’ në Shqipëri më 7 shtator 217, McGonigal ka njoftuar institucionin e tij, por nuk ka njoftuar se ka takuar kryeministrin e Shqipërisë. Për këtë ka akuzën konkrete sepse zyrtarët e kundërzbulimit duhet të njoftojnë çdo takim që bëjnë me shtetas jo amerikanë.

Të kthehemi te vizita e dytë. Sipas akuzës, z. McGonigal ka njoftuar FBI në tetor të 2017 për një vizitë zyrtare në Vienë. Por sikundër tashmë dihet, në këtë vizitë McGonigal ka marrë me vete edhe një prokuror të Departamentit të Drejtësisë për të pyetur një politikan-biznesmen nga Parlamenti Shqipërisë me përkthyes privat Agron Nezën.

Me të mbaruar intervistën ka ardhur në Tirana (pa njoftuar askënd) ka disktuar me politikanin biznesmen dhe Agron Nezën ide për biznes dhe ka darkuar me kryeministrin Edi Rama.

Pyetja është: kur e kanë takuar zyrtarët socialistë McGonigal dhe çfarë quajnë ata vizita zyrtare?!

Dhe meqë jemi këtu, një këshillë për avokatët mediatikë të Kryeministrit që kanë nisur të flasin broçkulla. Akuza amerikane është e zeza mbi të bardhë.

Justifikimet bajate që ‘Rama e kishte për detyrë të informonte FBI-në - le t’ia tregojnë vetes dhe fëmijëve të tyre çdo darkë’. Nëse Rama kishte informacione për prapësitë e opozitës shqiptare, nuk duhet të vepronte tinzëisht duke furnizuar FBI (po pranojmë këtu ‘logjikën’ e avokatëve publikë të Ramës), por duhet të çonte urgjent denoncime për përzierjen ruse në prokurorinë shqiptare.

Tamam siç vepruan avdallçe tani, kur në 4 ditë çuan 5 padi në SPAK për 21 janarin.

Populli ynë kur ka thënë që çudia më e madhe zgjat tre ditë, ka patur parasysh çfarë ndodh këtu.

Por kur vjen puna për korruptimin e FBI-së kemi të bëjmë me një çudi që jo vetëm nuk do të harrohet, por sot a nesër do të hetohet në detaje.

Mbreti është lakuriq!

Kushdo mundohet të thotë se është i veshur gënjen veten.

Pyetja është kur e kanë takuar këta z. McGonigall?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco