Përplasja e fuqishme e të shoqit të dehur, që i mori jetën shtatzanës shqiptare në Nju Jork

Përplasja e fuqishme e të shoqit të dehur, që i mori jetën shtatzanës shqiptare në Nju Jork

08:53, 30/01/2023

Shqiptarja Adriana Sylmetaj, 24 vjeçe, vdiq së bashku me foshnjën e saj pas një aksidenti në Staten Island. Partneri i saj,  Adem Nikeziq, 30 vjeç, i cili dyshohet se ishte i dehur, përplasi makinën me të cilën udhëtonin, një “Dodge Challenger”. Makina ka goditur një shtyllë druri dhe është ndarë në tri pjesë. Adriana Sylmetaj ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Gruaja shtatzënë u vra së bashku me foshnjën e saj të palindur pasi partneri i saj i dyshuar i dehur përplasi një Dodge Challenger ndërsa udhëtonte mbi 100 mph përmes Staten Island.

Adriana Sylmetaj fluturoi nga makina kur ajo u përplas me një shtyllë të komunës rreth orës 5 të mëngjesit të së dielës, përplasje që bëri që mjeti të ndahej në tri pjesë.

I dashuri i saj, Adem Nikeziq, 30 vjeç, u akuzua për vrasje nga pakujdesia, vrasje pa paramendim, rrezikim nga pakujdesia dhe ngarje në gjendje të dehur, ndër të tjera, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut.

Çifti shqiptar po udhëtonte drejt jugut nëpër bulevardin Hylan në Neë Dorp në orën 4:44 të mëngjesit kur Nikesiq humbi kontrollin. Automjeti goditi një mur pengues përpara se të rrotullohej dhe të përplasej me një shtyllë prej druri, tha policia.

Mësohet se ashpërsia e goditjes ka bërë që Sylmetaj të binte nga makina dhe të gjente  vdekjen në vendngjarje.

Nikeziq, një banor i lagjes, u dërgua në Spitalin North University Staten Island pasi policia vuri re se ai ishte i dehur, tha zëdhënësi.

Një regjistër i foshnjave në BuyBuy Baby e rendiste çiftin  Nikesiq - Sylmetajn nga Great Kills, si prindër në pritje. Fëmija pritej të lindte në prill, sipas faqes së internetit.

Në një homazhe të postuar për Sylmetaj në internet, Nikeziq u cilësua si 'turp për komunitetin shqiptar'.

“Ai do të ikë larg për pjesën tjetër të jetës së tij dhe kjo ende nuk është ajo që duhet për atë copë m..…ti”, tha një i afërm i pikëlluar e Sylmetajt për gazetën Post jashtë shtëpisë së saj të dielën.

"Ata nuk mund ta shpëtonin foshnjën," tha ai. 'Nuk do të jemi kurrë mirë. Asnjëri prej nesh. Ne kemi përjetuar një tragjedi të tmerrshme.'

"Unë nuk e kuptoj se si shtylla e shërbimeve është ende në këmbë," tha për The Post, një tjetër, Mario Basso, pronar i H20 Auto Spa pranë vendit të përplasjes. "U godit aq fort."/Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco