COVID19 në vend/ 9 raste të reja dhe asnjë humbje jete

COVID19 në vend/ 9 raste të reja dhe asnjë humbje jete

18:59, 28/01/2023

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbi bilancin COVID-19 në vend.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim  9 qytetarë të infektuar dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit.

Njoftimi i MSH:

28 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 395 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 9 qytetarë në Bashkitë:

Nga 2 qytetarë në Tiranë, Vlorë, Himarë, nga 1 qytetarë në Dibër, Selenicë, Gjirokastër.

Janë 128 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,495 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 28 Janar 2023)

Raste të reja ditore               9

Të shëruar në 24 orë             13

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       395

 

Testime totale                   2,030,016

Raste pozitive                      333,219

Raste të shëruara                  329,495

Raste Aktive                             128

Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    100

Vlorë                         12

Fier                           9

Durrës.                    2

Lezhë.                       1

Berat.                        1

Shkodër                 1

Dibër.                      1

Gjirokastër.             1

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco