Në hetim pas dëshmive të Nuredin Dumanit, shteti i konfiskon pronat Florenc Çapjas me urdhër të Gjykatës

Në hetim pas dëshmive të Nuredin Dumanit, shteti i konfiskon pronat Florenc Çapjas me urdhër të Gjykatës

08:25, 28/01/2023

Pesë pasuri të Florenc Çapjes u konfiskuan me urdhër të Gjykatës, pas hetimeve të SPAK në kuadër të dosjes Plumbi i Artë.

Asetet sipas prokurorisë dyshohet se janë fituar nga burime kriminale, ndërkohë që disa prej tyre ishin hedhur edhe në emër të personave të afërt, me të fortin e Elbasanit.

Pesë pasuritë me sipërfaqe 4710 m2 u konfiskuan në Elbasan, në kuadër të hetimit pasuror për dosjen “Plumbi i Artë”, pas dëshmive nga Nuredin Dumani.

Policia e Shtetit tha se bëhet fjalë për 4 banesa dhe 1 aktivitet tregtar në emër të Florenc Çapjes.

Sipas burimeve zyrtare Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ka referuar materialet në Prokurori, për inicimin e një procedimi pasuror dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në zbatim të vendimit të datës 09.12.2022, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kanë konfiskuar pasuri të paluajtshme, në pronësi të shtetasit Florenc Çapja, 42 vjeç, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë.

Disa prej aseteve të konfiskuara mësohet se janë edhe në emër të personave të afërt me të kërkuarin.

Konkretisht, policia tha se pasuritë e sekuestruara janë arë 500 m2 në Pogradec, truall në Elbasan, truall, ndërtesë dhe arë si dhe tri ara të tjera e një lavazh.

Policia tha se pas konfiskimit të këtyre pasurive, po vijon gjurmimi me qëllim gjetjen dhe konfiskimin e pasurive të tjera me burime kriminale, të cilat Florenc Çapja mund t’i ketë regjistruar në emër të tij, apo të familjarëve të tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco