Kamerat e grupeve kriminale në Durrës e Shijak/ Nga vëllai i Rrumit, tek Avdylajt e Plarent Dervishi, dalin emrat e të akuzuarve

Kamerat e grupeve kriminale në Durrës e Shijak/ Nga vëllai i Rrumit, tek Avdylajt e Plarent Dervishi, dalin emrat e të akuzuarve

08:06, 28/01/2023

Dalin emrat e personave të akuzuar për vendosjen e kamerave të paligjshme në Durrës e Shijak si ndihmë për ushtrimin e aktivitetit kriminal.

Mësohet se të gjithë të akuzuarit janë persona të skeduar nga policia dhe të përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale.

Burime policore thanë për BalkanWeb se për vendosjen e kamerave të paligjshme në Shijak akuzohen:

Albert Muharremi vëllai Rrumit

Xhulio Vora

Astrit Balliu (Avdyli)

Jasin Kala (Avduli)

Altin Avdyli

Sajmir Gjepali

Ndërsa për Durrësin akuzohen:

Plarent Dervishi dhe Dejvid Karaboja

Dje në Durrës u finalizuar faza e katërt e planit operacional mbarëkombëtar.

Kjo fazë u shtri në qytetet Durrës, Shijak dhe Krujë.

Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në Durrës, Shijak dhe Krujë, 47 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 8 shtetas, nga këta, 2 shtetas në Durrës dhe 6 shtetas në Shijak, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

Vijojnë hetimet e thelluara, për të identifikuar dhe proceduar shtetasit që kanë vendosur kamera në Nikël dhe në Krujë, si dhe për të zbardhur qëllimin e vërtetë të vendosjes së tyre.

Kamerat e paautorizuara ishin vendosur në disa lagje të qyteteve në qarkun e Durrësit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.

Në lagjet nr. 6 dhe nr. 17, janë çmontuar 11 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit Dejvid Karaboja dhe Plarent Dervishi (aktualisht i shpallur në kërkim për një vepër tjetër penale.

Në Shijak u çmontuan dhe u sekuestruan 18 kamera të vendosura në lagjen e “Keçeve” dhe në lagjet “Popullore”, “Kodër Sukth” dhe “Partizani”.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit Albert Muharremi, vëllai Rrumit
Xhulio Vora, Astrit Balliu (Avdyli), Jasin Kala (Avduli), Altin Avdyli, Sajmir Gjepali.

Në Krujë dhe në Nikël, ku janë çmontuar dhe sekuestruar 18 kamera të tjera, të vendosura në shtyllat elektrike të disa lagjeve të qytetit të Krujës dhe në Nikël.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco