‘Punonte si këshilltar pa pagesë’/ Kalaja 3 pyetje Ramës: A ke lidhje në kompaninë me ortak z. Duçka?

‘Punonte si këshilltar pa pagesë’/ Kalaja 3 pyetje Ramës: A ke lidhje në kompaninë me ortak z. Duçka?

16:18, 26/01/2023

Kryetarja e Gjykatës së PD-së Adriana Kalaja ka postuar disa dokumenta dhe i ka drejtuar tre pyetje kryeministrit Edi Rama pas deklaratës mohuese të tij për lidhjen me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së McGonigal.

Kalaja pyet publikisht Ramës se ‘a ka lidhje në shoqërinë Alpha Strategy Consulting me ortak z. Duçka (dhe bashkëshorten)? Sa është pjesa takuese në shumën e pagës prej 1,600,000 lekë në muaj (192 milion të vjetra në vit), që përfiton z. Duçka? Dhe a ka lidhje krijimi i kēsaj shoqërie me pagesat e Lulzimit në vitin 2017?’.

Gjithashtu, në postimin e saj në Facebook, Kalaja thekson se ‘ndryshe nga herët, Edvinin e Kristaqit e tradhëtoi edhe gjuha e trupit, i cili për shkak të nivelit sociopat që mbart, nuk e kontrollonte dot’.

Postimi i plotë:

Mohim/mashtrimi si pjesë përbërëse e organeve jetësore e Edvin Kristaq Ramës.

Mbrëmë ndoqa Edvinin e Kristaqit, i cili ashtu si në rastet e tjera shfaqej me frymëmarrje të rëndē, si një nevojë jo për aparat astme, por për të përdorur lëndët që ai i pëlqen e konsumon aq shumë ashtu si me gojën e tharë e që qelbej si gjithmonë vrerë ndaj kundërshtarit, duke e tradhëtuar dukshèm veten në sytë o publikut.

Ndryshe nga herët, Edvinin e Kristaqit e tradhëtoi edhe gjuha e trupit, i cili për shkak të nivelit sociopat që mbart, nuk e kontrollonte dot.

Si gjithmonë, nuk e mbajti fjalen se do qëndronte indiferent ndaj kësaj çështje (Mc Gonigal), kjo për faktin se nuk del dot nga bataku ku është futur.

Ndaj dhe teatri i këtij bastardi që urren dhe shemb Teatrin e vërtetë, nuk mund të kalonte pa u vënë re nga publiku.

Kemi parë se sa mjeshtërisht ky mohuesi i trashëgimisë së tij, mohim/mashtrimin e ka përdotur si sulm pervers ndaj atyre që i krijojnë turbulenca në jetën e tij të përditshme boshe.

Ajo që më bëri më shumë përshtypje në deklarimin e turbullt të Edvinit, ishte fakti se z. Duçka punonte për llogari të tij pa pagesë.

Në këto kushte, nisur nga provat që paraqes sot para jush, i bëj disa pyetje publike të birit të Kristaqit dhe vëllait të Olsit ortak me Amant Josifin dhe ............., se:

1. A ka lidhje në shoqërinë Alpha Strategy Consulting me ortak z. Duçka (dhe bashkëshorten)?

2. Sa është pjeesa takuese në shumën e pagës prej 1,600,000 lekë në muaj (192 milion të vjetra në vit), që përfiton z. Duçka?

3. A ka lidhje krijimi i kēsaj shoqërie me pagesat e Lulzimit në vitin 2017?

Bën mirë përgjigjet t'i japë para SPAK.

Përgjigjet une i di.

Së shpejti edhe publiku do njihet......

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco