Saga e mashtrimeve/ Xhaferri: Ish-agjenti i dënuar i FBI, ortak me McGonigal në një kompani në Tiranë

Saga e mashtrimeve/ Xhaferri: Ish-agjenti i dënuar i FBI, ortak me McGonigal në një kompani në Tiranë

13:42, 26/01/2023

Kryetari i FRPD-së Besard Xhaferri ka renditur dy fakte se si po vazhdohet saga e mashtrimeve që po i servilen publikut shqitar nga Kryeministria në bashkëpunim me disa media.

Në postimin e tij në Facebook, Xhaferri ka pasqyruar dënimin e ish-agjentit të FBI-së Mark Rossini i cili u vetë deklarua fajtor për pesë akuza të krimit për aksesin kriminal të të dhënave në një bazë të dhënash të FBI-së më shumë se 40 herë në vitin 2007!

Gjithashtu sipas Xhaferrit, sot që flasim, ky individ ka një kompani në Tiranë me Mcgonigal, të arrestuar dhe liruar me garanci financiare!

Postimi i plotë:

Për të vazhduar sagën e mashtrimeve që i serviren publikut Shqiptarë nga Kryeministria në bashkëpunim me disa media, po ju rendis 2 fakte për Mark Rossini!

Në fund të vitit 2008, Rossini u vetë deklarua fajtor për pesë akuza të krimit për aksesin kriminal të të dhënave në një bazë të dhënash të FBI-së më shumë se 40 herë në vitin 2007!

Rossini dha dorëheqjen nga FBI dhe u dënua me kusht, shërbim në komunitet dhe një gjobë nga gjykatësi i magjistraturës amerikane John M. Facciola më 14 maj 2009.

https://archives.fbi.gov/archives/washingtondc/press-releases/2009/wfo051409.htm

10 vite më vonë, Top Channel e bën pjesë integrale të dokumentarit të saj, duke mos përmendur aspak që ky individ është një ish agjent i dënuar!

Në Shtator 2022, Rossini u akuzua nga Departamenti i Drejtësisë për konspiracion, ryshfet dhe mashtrim, pasi dyshohet se i kishte premtuar guvernatores të atëhershëm të Porto Rikos, Ëanda Vázquez Garced, 300,000 dollarë për fushatën e saj të rizgjedhjes në 2020, me kusht që kreu i Zyrës së Komisionerit të Institucioneve Financiare në Puerto Riko të hiqet dhe zëvendësohet me dikë të zgjedhur nga bankieri ndërkombëtar Julio Herrera Velutini.

https://www.justice.gov/opa/pr/former-governor-puerto-rico-arrested-bribery-scheme

Sot që flasim, ky individ ka një kompani në Tiranë me Mcgonigal, të arrestuar dhe liruar me garanci financiare!

Mcgonigal akuzohet për ryshfet nga një ish sigurims Shqiptarë, takime të pa deklaruara me Edi Ramën dhe lidhjen e tij me njeriun e Putin, Deripaskën!

Besoj të gjithë e kuptoni tani qartë situatën!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco