Burimi: Rama shkon e falet tek Erdogan, luan me dy porta si Vuçiç me BE-në dhe Rusinë

21:07, 09/12/2022

Gazetari Genc Burimi deklaroi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv se kryeministri Edi Rama luan me dy porta si Presidenti serb Aleksandër Vuçiç me Rusinë dhe Bashkimin Europian.

Genc Burimi theksoi se kreu i qeverisë shkon e falet tek ai që e ka kapur nga mjekra, Presidenti i Turqisë, Erdogan.

"Këtë bën dhe Rama, as më pak dhe as më shumë. Shkon dhe falet te ai që e mban prej mjekre që është Erdogan.

Largimi, kurbani i Yuri Kim-it është dhe një dhuratë për Erdogan. Kim është bisha e zezë e Turqisë."-tha Burimi.

Burimi shtoi më tej se Yuri Kim gjatë këtyre 3 viteve po i shërbente kauzës së Ramës që është i mbrojturi i Erdogan duke sulmuar kryedemokratin Berisha.

“Rama ka një mbështetje të fuqishme nga Erdogan, sidomos kur perëndimi i lëpin prapanicën Turqisë në rastin e luftës me Ukrainën. Erdogan është ai që mban çelësat e Bosforit.”-tha Burimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco