Lisandër Hoxha mbi sulmin ndaj kreut të PD-së: Akti është akt bandit! Bashkë me Berishën u godit demokracia

Lisandër Hoxha mbi sulmin ndaj kreut të PD-së: Akti është akt bandit! Bashkë me Berishën u godit demokracia

19:02, 09/12/2022

Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ishte i ftuar në ‘Syri Digjital’ me Bledi Marku ku komentoi dhunën e ushtruar ndaj kreut të PD-së Sali Berisha më datë 6 Dhjetor.

Hoxha u shpreh se sulmi ndaj Berishës ishte një akt bandit në të cilin nuk u sulmua vetëm kreu i PD-së por demokracia e vërtetë.

“Është atentat ndaj opozitës dhe ndaj çdo qëndrimi kundër qeverisë e cila po sillet si partia komuniste në vitet ‘40. Duhet kuptuar në këtë formë, nuk u godit zoti Berisha rrugës për në shtëpi apo rrugës për në zyrë, u godit në mesin e demokratëve në një aksion politik të Partisë Demokratike. Pra edhe simbolika e zgjedhur nga ato qe shtyjnë Gertin Shehun ishte e zgjedhur me kujdes, pra në një momet kur demokratët janë entuziastë dhe po shkonin drejt vendit ku do tuboheshin për të mabjtur qëndrimin politik të tyre. Ne jemi gjysma e demokracisë dhe ne i prishëm planin Edi Ramës dhe Rama donte që të mos shikonte asgjë tjetër përveç patronazhistëve të lumtur dhe në këtë kontekst në i prishëm flluskën që kishte ndërtuar me kujdes Rama bashkë me stafin e  tij të marrëdhënieve me publikun. Akti është akt bandit në atë akt nuk është cënuar fizikisht vetëm Sali Berisha, është cënuar demokracia e vendit , çdo opozitar e ka ndjerë veten të goditur, të dhunuar, për më tepër kur mësuam se ishte një i infiltruar i Policisë që përdorej rregullisht për këto punë, të cilat nuk do guxonte t’i bënte një njeri normal”, u shpreh Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco