Berisha: Revolucionet nuk vdesin kurrë, kjo është betejë për votën e lirë

Berisha: Revolucionet nuk vdesin kurrë, kjo është betejë për votën e lirë

13:33, 09/12/2022

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se revolucionet nuk vdesin kurrë.

“Sot jam më i vendosur se kurrë për këtë udhëhequr këtë revolucion. Natyrisht triumfi kërkon në faza dhe kërkon kohën e duhur. Ne do e rrëzojmë regjimin me protesta, me larminë e mosbindjes civile. Revolucionet nuk vdesin kurrë. Mos harroni. Nuk ka paqe pa revolucione”.

“Kjo betejë është për votën e lirë, nuk është për karrigen e Sali Berishës në mënyrë absolute. Unë do bëj gjithçka që shqiptarët të votojnë. Pavarësisht bindjeve të tyre.  Edi Rama po përdor që tani makinerinë elektorale në shkelje flagrante të parimeve themelore ndërkombëtare. Prandaj unë do të vazhdoj betejën,” tha kreu demokrat.

“Edi Rama futi në dorë udhëheqjen e opozitës. Kjo mori fund. Ndërkohë, me rithemelimin e PD-së, u krijua një opozitë siç duhet të ishte. Kjo e tmerron Edi Ramën. Dhe zgjodhi atë moment, në mënyrën më diabolike, në mënyrë që t’i jepte një goditje fatale opozitës, imazhit, drejtimit të saj. Por llogaritë nuk i bëri. Përkundrazi, ajo iu kthye në atë që meriton dhe do i kthehet. Është një proces. Vazhdon ky proces,” theksoi ai.

Berisha foli edhe për çështjen e lirisë së medias.

“Edi Rama, nëse ti ndërmerr një hap kundër fjalës së lirë, këtë e ke kundër çdo qytetari shqiptar dhe dinjitetit të tij. Fjala e lirë është kushti më themelor i dinjitetit njerëzor dhe i lirisë së një njeriu. Nëse ti atakon, prish një resort, i cili me dokumente ka qenë me leje, por edhe pa leje janë këtu me dhjetëra pallate që po ndërtohen, edhe mund të bëhej një zgjidhje, atëherë ti e ke këtë kundër fjalës së lirë, se doje që fjalën e lirë ta fusje nën kontroll të plotë, siç u bë me Agon Channel, siç mund të pësojë, po e ndjek, ABC-ja. Endri Xhafon e larguan menjëherë pronari i ri. Largimi i Endri Xhafos është një lajm shumë i keq për atë media dhe për median shqiptare,” u shpreh kreu demokrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco