Bushati: Më në fund Rama e trajtoi edhe Yuri Kim si limon të shtrydhur

Bushati: Më në fund Rama e trajtoi edhe Yuri Kim si limon të shtrydhur

20:22, 08/12/2022

Në mënyrë të paprecedent, Ministria e Jashtme bëri sot një postim, pa ia kërkuar askush, ku theksonte se ka nisur procedura për zëvendësimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim.

Shumëkush u habit nga ky reagim, pasi Edi Rama po shpallte kështu edhe ‘shkarkimin’ e Yuri Kim.

Në kundërshtim me praktikën ligjore dhe diplomatike, Rama bëri publik faktin se mezi po pret largimin e ambasadores Yuri Kim.

Ndërkohë në media nisën të shpërndahen edhe lajme për një emër të mundshëm që do të zëvendësojë Yuri Kim.

Thuhet se shkak për këtë ‘shkarkim’ të Kim nga Rama është bërë përplasja për kreun e ri të SPAK.

Kurse analisti Andi Bushati ka gjetur momentin të ironizojë me këtë situatë.

“Dhe ne fund....e trajtoi Yurin si limon të shtrydhur...si këta ministrat që pasi i shkarkon iu heq dhe vështrimin”, shkruan Bushati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco