Hysaj për sulmin ndaj Berishës: Ishte një provokim për trazira, ja çfarë ju kërkoi Berisha truprojave

Hysaj për sulmin ndaj Berishës: Ishte një provokim për trazira, ja çfarë ju kërkoi Berisha truprojave

22:25, 07/12/2022

Sekretarja për marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj  në News24’ foli për protestën e opozitës, të zhvilluar ditën e djeshme.

Hysaj e ka cilësuar një provokim goditjen ndaj kreut të PD Sali Berisha, pasi sipas saj synimi ishte të shkaktohej rrëmujë.

Ajo gjithashtu ka treguar se pavarësisht sulmit, kreu i PD u ka kërkuar truprojave që ta linin agresorin, pasi sipas tij ishte thjesht një fatkeq.

‘Kam qenë shumë pranë zotit Berisha në atë moment dhe ishte e papritur. Në protesta ka gjithmonë qytetarë që i afrohen Berishës për ta takuar dhe askush nuk i shkonte në mendje se do të kishim një atentat politik të tillë, por nga zoti Rama është gjithçka e pritshme. Që vetë doktori i cili për agresorin i bënte thirrje truprojave, ‘ju lutem lëreni mjeranin se nuk e bën ai’. Nuk mund të themi se kjo gjë ndodhi rastësisht. Kemi të bëjmë me një mesazh të pastër politik. Filloi me Agon Chanel, me orën dhe tritol në “Prestige Resort”. Me qetësi mesazhi Berishës ishte se do të ecim përpara”, tha ajo.

Zyrtarja e PD, po ashtu tregoi se ishte rreth një metër larg kreut të PD, në momentin kur u godit me grusht, duke u shprehur se ka mbetur e shokuar.

“Pashë dorën e këtij zotërisë kundrejt zotit Berisha. Askush nuk e priste diçka të tillë. E çuditshme ishte se arriti të depërtonte. Berisha takon çdo qytetar dhe ka menduar se po afrohet një qytetar për ta takuar. Jo vetëm që jemi trembur, por nuk kuptonim se si do të merrte situata. Ishte provokim për të pasur rrëmuja dhe për ta agravuar situatën. Por Berisha si lider që është gjeti forcë edhe të merakosej për agresorin. Turma ishte e revoltuar dhe shokuar dhe nuk e dimë se si mund të kishte reaguar sepse edhe policia ishte pranë, pra nuk e kanë parë se si një njeri i sëmurë të ishte aq pranë…Rama gjatë samitit tentoi ta shmangte një përgjigje”, tha ndër të tjera ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco