Teliti: Ja faktet që tregojnë se agresori i Berishës është mjeran i përdorur nga Edi Rama

18:36, 07/12/2022

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Dorian Teliti, i ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv dhunën ndaj Sali Berishës në protestë.

Dorian Teliti tha se agresori është qartazi një person i përdorur ndërsa shtoi se ai nuk ka probleme mendore, pasi është kujdesur që mos të ketë mjet identifikimi dhe telefon me vete.

"Një me probleme nuk mendon që mos të ketë telefon me vete, apo që mos të ketë kartë identifikimi, dhe njëkohësisht nuk ka një të folur aq të kthjellët sa kishte dje kur pyetej nga policia. Ai kërkonte avokatin, këtë e kërkon një person i kthjellët.

Lëvizjet e tij ishin lëvizje të një personi të rregullt. Para aktit të dhunës të porositur ndaj doktor Berishës, ne e dimë, jemi opozitarë, shohim me qindra të infiltruar nga shteti për të garantuar sigurinë, në atë moment ju hap rruga dhe nuk pati ndërhyrje."-tha Teliti.

Sakaq, Teliti u shpreh se nuk është sukses të vijnë liderët e BE-së, por të liberalizohen vizat, të hysh në NATO, t’i japësh njerëzve lirshmëri për të bërë tregti, suksese të cilat nuk i ka arritur Edi Rama.

“Agresori i djeshëm është një mjeran, i porositur, person i mirëtrajnuar se çfarë lëvizjesh duhet të bënte, cilat janë pikat e dobëta në një situatë të tillë, dhe mospasja e mjeteve të identifikimit.”-tha Teliti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco