Zhulali: Dhunimi i Berishës, njollë që mban fytyrën e Ramës! BE kërkon rivendosjen e pluralizmit politik

18:11, 07/12/2022

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv reagimin e mediave të huaja për dhunën ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Ilda Zhulali tha se ajo qe ndodhi në Tiranë ishte fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

"Në fytyrë e mban për të huajt ku çdo gjë është këngë e valle, fasadë, por e vërteta është se si kryeministër ka bërë një gjëmë të madhe, ka shkaktuar drama dhe një nga këto drama ishte goditja e opozitës për të njollosur një manifestim paqësor.

Më e rënda është se Rama është përpjekur në mënyrë konseguente vitet e fundit të asgjësojë opozitën me sulme të ndryshme, deri në ato fizike."-tha Zhulali.

Ajo theksoi se kjo gjë në optikën e europianëve nuk ka mbetur pa u identifikuar si problem pasi në raportet e BE është rivendosur një fjalë kyçe për Shqipërinë, pluralizmi politik.

"BE kërkon rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, më shumë se kaq nuk ka çfarë të thotë. Për ngjarjen e djeshme, njollë e shëmtuar por nuk ka fytyrën e flamurin e Shqipërisë, por fytyrën e Edi Ramës ekskluzivisht.

Rama dje duhet të ishte më i shqetësuari për atë që ndodhi paralel me samitin. Por ishte më i pashqetësuari, si kryeministër që ka përgjegjësi për qytetarët e tij dhe për të ftuarit. Ai dështoi. Duhet të siguronte të drejtën e çdo gjytetari për të protestuar."-tha Zhulali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco