Sulmi ndaj Sali Berishës/ Shehaj tregon momentet e para: Akt i rëndë dhe i orkestruar! Kam parë 18 oficerë policie civilë që nuk bënë asgjë

Sulmi ndaj Sali Berishës/ Shehaj tregon momentet e para: Akt i rëndë dhe i orkestruar! Kam parë 18 oficerë policie civilë që nuk bënë asgjë

13:55, 07/12/2022

Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Briseida Shehaj dënoi dhunën e ushtruar ndaj Sali Berishës një ditë më parë në protestën e opozitës.

Për News24, ajo u shpreh se ngjarja ishte shumë e rëndë, madje e orkestruar në mënyrën më të keqe. Ndaj protestës së opozitës tha Shehaj nuk ishte marrë asnjë masë sigurie edhe pse të gjithë ishin në dijeni.

Shehaj tregoi se vetë personalisht gjatë protestës ka parë 18 civile, oficerë policie të cilët nuk bënë asgjë, duke theksuar se mund te kishte ndodhur ndonjë ngjarje me e rende, por sipas saj situata u menaxhua nga organizatoret e protestës.

Një akt shumë i rëndë, shumë i dënueshëm, shumë keq i orkestruar dhe është i orkestruar. Këto jo ishte me kartelë apo pa kartelë janë shumë të shëmtuara. Qeveria dhe policia të marrin përgjegjësitë që i takon sepse  ishte një miting i dakordësuar dhe aty nuk kishtarë asnjë masë sigurie ndaj atij mitingu.

Aty mund të kishte ndodhur edhe ndonjë akt më i rëndë. Por maturia e drejtuesve politik sheshoi gjithçka. Ai djalë u shoqërua në polici.

Unë kam takuar shefin e komisariatit, që donin të merrnin djalin dhe më pas e morën. Organizatorët e protestës arritën të menaxhonin një situatë që mund të përkeqësohej shumë.

Mendova mos ishte ndonjë provokator që mund të ishte kapur me ndonjë protestues. E paimagjinueshme të goditej Berisha.

Unë personalisht që nga momenti që kam bërë rrugën nga pallati i ri dhe deri tek selia e PD, personalisht kam njohur 18 djem oficerë policie civilë. Ka pasur jashtë mase shumë. Kam njohur edhe OPGJ të Tiranës që s’kanë lidhje fare. Asnjëri nuk bëri asgjë, por më pas kërkonin atë djalin”, theksoi ndër të tjera Shehaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco