Korreshi: Berisha nuk bie me një grusht të kurdisur!

Korreshi: Berisha nuk bie me një grusht të kurdisur!

10:06, 07/12/2022

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, gjykon se pushteti i Edi Ramës ka shkuar në fundin e tij, pas sulmit brutal dje gjatë protestës, ndaj liderit të opozitës.

Korreshi deklaroi se “akti kriminal dhe i paramenduar ndaj Dr. Berishës në protestën paqesore të opozitës, tregon qartë se ky pushtet ka kapur fundin” dhe theksoi se “Sali Berisha nuk bie me një grusht fundërrine të kurdisur.”

Kjo përshtypje mbizotëroi në të gjitha gjykimet e politikanëve dhe analistëve që reaguan pas ngjarjes dje.

Luçiano Boçi, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, e nisi fjalën e tij me shprehjen  “goditje që të lartëson” dhe e akuzoi kreun e Qeverisë dhe të PS-së, Edi Ramën, për “paburrëri”.  

“Goditja e paburrë e Ramës nuk e gërvish lartësinë e Berishës dhe misionit të tij politik e qytetar. Përkundrazi! – vërejti Boçi, - e rrit dhe angazhon më shumë. Rama por dhe frymëzuesit e këtij akti të çdo ngjyre, basifondi e kanali, sot dëshmuan panikun dhe tmerrin e vet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco