Dhuna ndaj Berishës, Sonila Meço: Jashtëzakonisht e rëndë! Shqipëria humbi shumë me këtë që ndodhi

22:05, 06/12/2022

Gazetarja Sonila Meço, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv dhunën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në protestë.

Sonila Meço tha se ngjarja është jashtëzakonisht e rëndë ndërsa shtoi se nuk ka ndodhur më parë që lideri i një opozite të goditet në një protestë paqësore.

"Në nevojën për të dalë drejt së vërtetës, në sipërfaqen tonë, ka një përpjekje për të treguar diçka të kontrolluar që do minimizonte dëmin e atyre që do ishin të dëmtuar nga ajo që ndodhi. Shqipëria ka humbur shumë sot me atë që ka ndodhur."-tha Meço.

Më tej gazetarja Sonila Meço u shpreh se disa gazetarë e opinionistë e kanë stigmatizuar në mënyrë të frikshme një përpjekje të opozitës për të protestuar në ditën e samitit BE-Ballkani Perëndimor.

"E kanë fryrë aq shumë, e kanë vënë në disa lente të errëta, të frikshme, ndërkohë që ka pasur një përpjekje të vijueshme publike në deklarata, që do jetë protestë paqësore e garantuar se njerëzit që do jenë nuk do cënojnë perimetrin e sigurisë.

Policia tentoi t'i hidhte një llojë provokimi këtij zjarri duke mos lejuar mbajtjen e protestës. Qëllimi i opozitës ishte informimi i ndërkombëtarëve që kanë dështuar të informohen nga përfaqësuesit e tyre në Shqipëri për situatën reale."-tha Meço.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco