Demokratët e Vlorës nisen për protestën e Tiranës

Demokratët e Vlorës nisen për protestën e Tiranës

10:18, 06/12/2022

Rreth 500 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dega Vlorë janë nisur drejt kryeqytetit për protestën që do të zhvilloi sot opozita. Ndërkohë rreth 200 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike janë nisur nga dega e kësaj partie në Selenicë.

Një pjesë e protestuesve janë nisur drejt Tiranës me makinat e tyre personale. Shumica janë nisur herët në mëngjes për të shmangur bllokimin e rrugëve në kryeqytet.

Policia e Shtetit është mobilizuar me masat që në hyrje të autostradës në Vlorë, ku nuk mungojnë kontrollet e mjeteve.

Protesta e opozitës në Tiranë pritet të nisë në orën 12:00. Ndërkohë këtë të martë në Tiranë do të zhvillohet samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit, do të jenë të pranishëm 27 liderë evropianë, shoqëruar nga delegacionet përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco