Primaret e PD, Ristani: Deri në orën 17:00 votuan 51,797 anëtarë e simpatizantë!

Primaret e PD, Ristani: Deri në orën 17:00 votuan 51,797 anëtarë e simpatizantë!

18:19, 04/12/2022

Anëtari i kryesisë së PD, Arben Ristani, në një deklaratë për mediat nga selia blu, foli për pjesëmarrjen e votuesve në procesin e Primareve. Ristani tha se deri në orën 17:00 kanë votuar 51,797 anëtarë e simpatizantë të PD-së.

Sakaq, Ristani tha se do të përditësojnë shifrat me kalimin e kohës për votuesit ndërsa i bëri thirrje shqiptarëve për të protestuar më datë 6 dhjetor.

“Do njoftoheni për pjesëmarrjen përfundimtare. Për Tiranën dhe 2-3 vende të tjera do bëhet numërimi në selinë qendrore. Shfrytëzoj rastin që pasi ky proces të mbarojë edhe pse do zgjasë deri në orët e vona, i bëj thirrje gjithë shqiptarëve që më datë 6 dhjetor kemi një protestë madhështore për Shqipërinë si gjithë Europa”-tha Ristani.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco