Julian Deda: Sot është ditë feste për PD-në dhe ditë zie për Erion Veliajn

Julian Deda: Sot është ditë feste për PD-në dhe ditë zie për Erion Veliajn

12:04, 04/12/2022

Një nga kandidatët e primarëve për Bashkinë e Tiranës, Julian Deda, dha një mesazh për mediat pasi votoi ditën e sotme.

“Sot është ditë feste për PD-në dhe ditë zie për Erion Veliajn.

Sot demokratët do të zgjedhin më të mirin e më të mirëve.

Kam një thirrje për ata që nuk kanë votuar, të shkojnë të votojnë dhe ta shprehin vullnetin e tyre me votë.

Procesi është i shkëlqyer. Në fund të votojnë numrin shtatë,” tha Deda.

Aktori i njohur u shpreh se ai do jetë fitues i këtyre primareve.

Kujtojmë se sot demokratët dhe simpatizantët e PD-së votojnë për herë të parë në një proces historik për primaret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco