Primaret në PD: Ja qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë

Primaret në PD: Ja qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë

09:37, 04/12/2022

Partia demokratike ka ndarë për medien një njoftim ku shpjegohet nisja e procesit të votimit për primaret ne këtë forcë politike.

“Kandidatët garojnë për të përfaqësuar demokratët dhe opozitën në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që është publikuar edhe linku ku mund të mësohet se ku do të votojë çdo anëtar de simpatizant i PD.

NJOFTIM PËR SHTYP

Në orën 8.00, ne çdo degë, ka nisur procesi i votimit në Primaret e Partisë Demokratike, e para e këtij lloji në politikën shqiptare.

Kandidatët garojnë për të përfaqësuar demokratët dhe opozitën në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Në selinë qëndrore të PD do të votojnë 7 kandidatët e Tiranës, Këshilli Kombëtar dhe Dega 2 e PD.

Pas votimit kandidatët do të prononcohen për median.

Kandidati Ilir Alimehmeti do të votojë në orën 9.30.

Kandidati Belind Këlliçi në orën 10.00.

Kandidati Julian Deda në orën 10.15.

Kandidatja Adriana Kalaja në  orën 10.30.

Kandidati Gerti Bogdani në orën 10.45

Kandidati Fatmir Merkoçi në orën 11.00

Kandidatja Enkelejda Fejzo në 11.30

Lokacionet e të gjitha degëve të vendit mund t'i gjeni në faqen pdsh.al në linkun e mëposhtëm.

https://pdsh.al/strukturat/deget-e-pd/

Mediat janë të lira të ndjekin procesin nga afër në çdo qendër votimi.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco