Papa: Shqiptarët kanë arsye të protestojnë! Jemi vend droge e krimi, po rritet ndikimi rus

Papa: Shqiptarët kanë arsye të protestojnë! Jemi vend droge e krimi, po rritet ndikimi rus

22:24, 30/11/2022

Gazetari Robert Papa ka komentuar protestën e organizuar nga Partia Demokratike më 6 dhjetor, ditë kur në Tiranë do të mbahet edhe samiti BE – Ballkani Perëndimor.

Papa mbështeti protestën, teksa tha në Euronews Albania se është një lajm i mirë. Sipas tij, me protestë mund t’i tregohet burokratëve të BE-së se realiteti shqiptar nuk është ashtu si e paraqet qeveria.

“Natyrisht që qeveria do ta shfryëzonte duke thënë që si propagandë që vijnë liderët e BE. Ky është një lajm i mirë për shqipërinë, por lajm i mirë është dhe që duke protestuar i tregohet atyre burokratëve të BE-së se realiteti shqiptar nuk është ashtu si e paraqet qeveria.

Kur francezët protestojnë, kur djegin, kur ngrihen kinezët pse mos të protestojnë shqiptarët. Mesazhi i protestës është ky, që nuk kjo Shqipëria që tregon Rama, jemi bërë vend trafiqesh, droge, krimi i organizuar, po rritet ndikimi rus”, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco